Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Berisha: Lubi Balluku i tha prokurorit në SPAK "Mos më shih me rroba gruaje..."

Lapsi.al 3 November 2025
Berisha: Lubi Balluku i tha prokurorit në SPAK "Mos më shih me

Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar se Belinda Balluku ka kërcënuar prokurorin Dritan Prençi gjatë takimit që kanë pasur në ambjentet e SPAK duke i thënë se nuk duhej të gënjehej nga pamja e saj prej gruaje.

Berisha komentoi për të disatën herë edhe një shkrim të gazetarit Baton Haxhiu duke i dhënë të drejtë për përfshirjen e Ramës në aferën e tunelit të Llogarasë.

Sali Berisha: Lubi Balluku, u paraqit në Skap. Edhe kjo, si punë kolegësh, me atë gjuhën e Erion Veliajt doli, por u paraqit në SKAP për të dëgjuar akuzën. Akuza ishte: pabarazi në tendera. Të kuptohemi. Në pamje të parë, kjo duket një akuzë për t’u englendisur.

Po të kemi parasysh vjedhjet, mëkatet, vilat, etj., etj., të saj. Por, po të marrim parasysh anën tjetër se në formulimin e kësaj akuze, prokurori i çështjes u kërcënua në mënyrë kriminale nga aenturazhi i Lubisë, por edhe nga Vet Lubia, që del e i thotë prokurorit: Mos më shih me rroba gruaje, se unë i heq këto dhe vishem si burrat.

Keni parë, Lubia me kobure? Po.

Kërcënohet direkt nga Edi Rama: cili je ti, thotë, që guzon t’i prekësh pasaportën zv.kryeministres së Republikës së Shqipërisë.

Një copë hajdute që nuk ka shoqe në hajdutëri në 113 vitet e fundit.

Të vërtetën e nxorri lakuriq, siç e dinim ne njeriu më i afërt i Eid Ramës, në disa aspekte dhe shefi i tij, në marrëdhënie speciale, Baton Haxhiu. Po, tha, 50 milionë avulluan, por ishte avullim gjeopolitik, duke u përpjekur të implikonin në këtë mënyrë presidentin e Turqisë. Nuk thotë populli kot: po ndenje me qen, pleshta do të kesh.

Po, se gjeo, dhe gjeopolitikën e ka vetëm kryeministri. Të tjerët janë kot, janë gurë shahu.

Tani, këtu t’u them dhe unë një gjë. Për hir të së vërtetës, jashtë përgjegjësisë nuk del asnjë, por gjeopolitikën e ka kryeministri, prap ju them.

Këtu, Batoni, me të cilin nuk mund të pajtohem kurrë në 1000 gjëra, por në këtë rast ai i ka rënë pikës. Kryeministri e ka gjeopolitikën, nuk e ka ministri.

Pra, Edi Rama përdori gjeopolitikën për të grabitur 50 milionë euro. Dhe keni parasysh, se ai është burimor, se ai gjithë ditën me Ramën dhe njerëzit e Ramës e kalon. Ndaj dhe, zhvillimet brenda tyre janë shkërrmoqëse dhe u bënë më dramatike, kur Rama mori vesh se Lubia në mesazhet e saj u thoshte vartësve të saj se, ato dhe ato janë për palloshin e gjatë. Çfarë gjuhe!

Do t’ua them shqiptarëve ta marrin vesh se, kjo është e vërteta absolute. Janë në sms dhe në emaile. Kur del në dokumente se, kompania ka paguar udhëtime dhe qëndrime të Edi Ramës, Ervis Berberit, Lubi Ballukut në një resort se çfarë ishte ai, në Athinë. Urdhëroni, të të gjithë qeverisë!

Pra, së fundmi Lubia nuk i tha vetëm Prençit që unë heq rrobat e gruas dhe vishem si burrë. Në fakt, këtë ia tha edhe Ramës, palloshit të gjatë në zyrë, në prani të dy dëshmitarëve. Nuk jam qurraveci i bashkisë, i tha.

Ndaj dhe, filloi në mënyrë të rrufeshme izolimi i saj digjital, u fshinë me shpejtësi të madhe miliona klikime, share, angazhime, poste, etj.

U bë një ekzekutim digjital i Lubisë, saqë në rrafshin digjital, ajo nuk quhet më Lubi, ajo quhet Rahmetlie Balluku. Po.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI