Flash

Pasi Balluku u mor e pandehur, Berisha zbutet me prokurorët e SPAK

Lapsi.al 3 November 2025
Pasi Balluku u mor e pandehur, Berisha zbutet me prokurorët e SPAK

Jo shumë kohë më parë, Sali Berisha premtonte se do ta shkrinte SPAK për goditjet selektive që i ka dhënë opozitës dhe shërbimet që i ka bërë Edi Ramës, por marrja e Belinda Ballukut të pandehur për një nga procedurat e tunelit të Llogarasë duket se i ka shijuar opozitës, aq sa kreu i saj ka zbutur disi qëndrimin për prokurorinë e posaçme. Në fjalimin që mbajti para gazetarëve, kur u paraqit në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Berisha foli për prokurorë të ndershëm dhe guximtarë, njerëz që kërkojnë të zbatojnë ligjin si në SPAK, edhe në BKH, por duke përjashtuar nga këto vlerësime kreun e tyre, Altin Dumanin.

“SPAK-u është një institucion i përbërë nga njerëz të ndershëm, nga njerëz guximtarë, burra dhe gra që duan të zbatojnë ligjin, qoftë edhe në BKH. Por SPAK ka në krye një njeri, që ka 4 banesa, 3 në emër të vet dhe tjetrën thotë “I paguaj vjehrrit qira”. E kuptoni ju tani? Kush është ai që i pranon këto broçkulla. Nuk ka zyrtar në Shqipëri cilado të jetë rroga që mund të blejë 3 shtëpi me rrogë shteti. Këto janë para të lara nga Altin Troplini” u shpreh Berisha.

Zbutja e retorikës së Berishës për SPAK vjen pas çarjes që ka krijuar hetimi i Dritan Prençit mes Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI