Flash

PD kërkon interpelancë me Ballukun në Kuvend

Lapsi.al 3 November 2025
PD kërkon interpelancë me Ballukun në Kuvend

Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente në Kuvend me zëvendës kryeministren Belinda Ballluku, pasi u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendering për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Në shkresën që mban firmën e 7 deputetëve demokratë, thuhet se zv kryeministrja, njkëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë duhet të japë shpjegime lidhur me procedurën e prokurimit publik.

“Në këto kushte, me qëllim dhënien e shpjegimeve dhe informacioneve lidhur me sa më lart, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë thirrjen e një interpelance urgjente me Zëvëndëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku” – thuhet në kërkesën e depozituar nga deputetët e PD.

Balluku u thirr mesditën e së premtes në SPAK, ku iu komunikua edhe akuza e shkeljes së barazisë në tendera.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI