Flash

Pacolli del nga prokuroria "Aeroporti do të bëhet, akoma më i bukur!"

Lapsi.al 31 October 2025
Pacolli del nga prokuroria "Aeroporti do të bëhet, akoma më

Miliarderi nga Kosova, Behgjet Pacolli qëndroi për 4 orë në prokurorinë e Tiranës ku u mor në pyetje për mosmarrëveshjet në lidhje me aksionerët e tjerë në projektin e aeroportit të Vlorës. Pacolli nuk dha detaje nga hetimi, por gazetarëve që e prisnin në dalje të prokurorisë iu përgjigj duke thënë se "aeoroporti do të bëhet".

Pacolli u shpreh se e ka lënë çështjen “në dorë të drejtësisë” dhe se beson shumë te vendimet gjyqësore, sipas të cilave theksoi se do të veprojë në vijim.

Pacolli është marrë në pyetje në të njëjtën ditë që zv.kryeministrja Belinda Balluku thirret në SPAK për një çështje tjetër, në lidhje me mbikqyrjen e punimeve në Tunelin e Llogarasë.

[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Video-2025-10-31-at-13.30.23-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI