Flash

Protesta e pensionistëve para kuvendit/ Arlind Qori: Rama-Berisha në konsensus!

Lapsi.al 30 October 2025
Protesta e pensionistëve para kuvendit/ Arlind Qori: Rama-Berisha në

Pensionistë dhe mbështetës të Lëvizjes Bashkë u mblodhën para parlamentit në protestë për rritjen e pensioneve, ndërkohë që në sallë diskutohej për kërkesën për dorëheqje të Niko Peleshit. Pensionistët i kujtuan kryeministrit Rama premtimin për rritjen 400 euro të pensionit mesatar, ndërkohë që kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori tha se kjo qeveri di vetëm t’i vjedhë njerëzit e ndershëm.

“Kjo qeveri dhe ky shtet, për punëtorët, për njerëzit e punës, për njerëzit e ndershëm, nuk ka as sy, nuk ka as veshë, nuk ka as gojë, por ka vetëm duar për të vjedhur. Ka vetëm duar për të vjedhur hakun e punës, për të vjedhur pensionet, për të vjedhur të drejtat elementare, prandaj ne na duhet bashkohemi që të kërkojmë mbrapsht çdo gjë që na takon”.

Ky institucion përpara dy vitesh e gjysëm rriti me 100% si në asnjë vend të botës, si në asnjë kohë të historisë së njerëzimit, pagat e veta me konsensus 100% me votat e Edi Ramës dhe të Sali Berishës. Kanë rritur me 100% pagat e deputetëve, pagat e ministrave, pagën e kryeministrit, pagën e presidentit të republikës” tha Qori.

Kreu i Lëvizjes Bashkë denoncoi edhe sinjalet e dy partive të mëdha të drejtuara nga Edi Rama dhe Sali Berisha për një consensus të ri që paralajmëron uljen e numrit të deputetëve dhe mbylljen e hapësirave për partitë e reja.

“Këta parti, kanë arritur konsensus prap 100% ditët e fundit, se kanë frikë nga Lëvizja Bashkë, kanë frikë nga një parti e re dhe e fuqishme si Lëvizja Bashkë dhe kujtojnë të shkretët se nëpërmjet sajesave ligjore do të na përjashtojnë nga jeta parlamentare e vendit por unë e shoh përditë se Lëvizja Bashkë fuqizohet çdo ditë dhe ne do të marrim pjesë në jetën parlamentare dhe do të përfaqësojmë popullin shqiptar” tha Qori.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI