Flash

Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë

Lapsi.al 29 October 2025
Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e

Qeveria miratoi disa vendime sot për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë në disa bashki si Belsh, Përmet, Skrapar, Elbasan. Ajo që bie në sy në njoftimin e qeverisë (KLIKO KETU) është se mbledhja drejtohej nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Drejtimi i mbledhjes së qeverisë nga Balluku nuk është hera e parë që ndodh. Kjo është një procedurë rutinë sa herë që kryeministri Rama udhëton jashtë vendit.

Por lënia e stafetës tek Belinda Balluku këtë të mërkurë është bërë në kontekstin e hetimit të SPAK, ku ajo është thirrur bashkë me një avokat në lidhje me tenderin e supervizimit të tunelit të Llogarasë.

Ditët e fundit Balluku ka dalë në media për një takim me homologët për energjinë, pastaj për prezantimin e drejtorit të ri të portit të Durrësit Liburn Aliu dhe së fundmi duke prezantuar drejtorin e ri të DPRRTRSH-së, Kreshnik Bajraktari.

Mesazhi që numri dy i qeverisë po jep për publikun është se pozitat e saj nuk janë lëkundur dhe "Bela" është ende e preferuara e Ramës në mbikqyrjen e punëve të qeverisë.

Por se çfarë mendon Edi Rama nuk është e lehtë për t'u dekriptuar. Si momenti më flagrant i lojës së dyfishtë që bën me vartësit e tij është dalja publikë që bëri publikisht me Erjon Veliajn para se ky të arrestohej. Pas një viti që e kishte shmangur kryebashkiakun e Tiranës, Rama doli brenda ditës në dy aktivitete me të duke dhënë sinjale se e mbështeste në punën e tij. Nuk kaluan as dy javë dhe Veliaj u arrestua.

Publikisht, Rama e mbrojti kryebashkiakun edhe disa javë pas arrestimit, ndërsa në një prononcim për DW, kur u pyet për Belinda Ballukun, ai dha një përgjigje sterile, të vështirë për t'u deshifruar. “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës” u shpreh Rama./Lapsi.al

Të këshilluara

Siria njeh zyrtarisht Kosovën

Siria, vend në Lindjen e Mesme, bërë shteti i 120-të i cili ka njohur pavarësinë e Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se të mërkurën n...

17:43

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI