Flash

Të premten seanca në Kushtetuese, Burgjet marrin masat për shoqërimin e Erion Veliajt

Lapsi.al 29 October 2025
Të premten seanca në Kushtetuese, Burgjet marrin masat për

Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj pritet të marrë pjese në seancën që do të mbahet të premten në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me ankimin që ai ka bërë pas vendimit të Këshillit Bashkiak për ta shkarkuar nga detyra.

Mësohet se Drejtoria e Burgjeve ka marrë masat për shoqërimin e Veliaj ditën e premte në Gjykatë.  Megjithatë mbetet në dorën e Veliaj nëse ai do të jetë i pranishëm personalisht apo jo.

Më herët ishte GJK që njoftoi Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin  e zotit Erion Veliaj në seancën plenare publike.

Po ashtu pas shprehjes së vullnetit të Veliajt, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me sa më sipër.

Kujtojmë se pas ankimit të bërë nga Veliaj, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë, edhe pse presidenti Bajram Begaj kishte dekretuar datën 9 nëntor, ditë kur do të mbahen zgjedhjet në 5 bashki të tjera të vendit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI