Flash

Ngërçi që rrezikon të shmangë dëshminë e Altin Dumanit në Kuvend

Lapsi.al 27 October 2025
Ngërçi që rrezikon të shmangë dëshminë e

Seanca e sotme parlamentare ku janë parashikuar të raportojnë pesë drejtues të institucioneve të pavarura, mes tyre dhe Altin Dumani, dhe debati është rënë dakord të jetë mbi 12 orë, rrezikon sërish të bllokohet.

Shkak është procedura që do të ndiqet për debatin mbi secilin raport të institucioneve të pavarura.

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi tha se bazuar mbi manualin e raportimit të institucioneve në Kuvend, deputetët duhet të dorëzonin pyetjet deri para nisjes së seancës dhe më pas gjatë raportimit, drejtuesi i institucionit të pavarur lexon pyetjen dhe jep përgjigjen.

Sipas Peleshit kjo është një praktikë e ndjekur që nga viti 2016, por e pazbatuar në dy vitet e fundit.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.

“Ka një rregull, pyetjet depozitohen përpara seancës. Edhe kur do t’i bësh pyetje kryeministrit, pyetjet depozitohen përpara dhe kryeministri lexon pyetjen që i ka dhënë deputeti. Keni 5 orë për të folur, ndoshta ai aty (Berisha) nuk do që ju të flisni. Është puna e tij”, tha Balla.

Por sipas opozitës kjo është një tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës dhe për të prishur seancën parlamentare.

“Kjo është një tallje me rregulloren dhe Kushtetutën dhe të drejtën e fjalës, por dhe tallje me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, se nuk janë as zëdhënës as sekretarë të deputetëve. Pse doni t’i hiqni të drejtën e pyetjeve deputetëve?”, tha Belind Këllicci.

Për socialistët, fakti që deputetët e opozitës duan të bëjnë pyetje në seancë, është gjyq që ata duan ti bëjnë institucioneve të pavarura.

“Pyetjet me gojë e vënë në vështirësi dhe i bëjnë presion prokurorit”, tha Toni Gogu.

Ndërsa për Sali Berishën, si drejtuesit e institucioneve të pavarura dhe deputetët e maxhorancës janë mëkatarë dhe kanë rënë dakord që të mos lejohen pyetjet e deputetëve.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI