Flash

Bardhi: Balluku ka sajuar një vizitë në Bullgari që të mos shkojë të hënën në SPAK

Lapsi.al 26 October 2025
Bardhi: Balluku ka sajuar një vizitë në Bullgari që të

Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi thotë se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk do të shkojë të hënën në SPAK pasi ka sajuar një vizitë në Bullgari.

“Ashtu siç paralajmërova, për të mos shkuar të hënën në SPAK, ku duhet të njihet me akuzën penale për vetëm një nga shumë vjedhje të saj, Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari. Atje me siguri do të mbajë një “masterclass” për përvojën e saj të pasur me tenderat:

– Si të zhdukësh 50 milion € si në tunelin e Llogarasë;

– Si të vjedhësh 180 milion € në shit-blerje energjie;

– Si të vjedhësh 5 milion € në një digë hidrocentrali, si në rastin e Zadejës; dhe

– Si të avullosh 80 milion € me anije termocentral, që s’u vunë kurrë në punë” – ironizon Bardhi.

“Belinda Balluku mund ta shtyjë edhe pak me akrobacitë nëpër trena dhe avionë, por stacioni i saj fundor do të jetë vetëm një: burgu i grave në Pojskë. Dhe përpara se të mbërrijë stacionin final, herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë së shpejti patjetër në SPAK!” – shkruan kreu i grupit parlamentar të PD-së. 

SPAK i komunikoi Ballukut që të paraqitej me një avokat të hënën, me gjasë për t'i komunikuar se është zyrtarish një person nën hetim. Nuk dihet nëse dhe kur Balluku do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI