Flash

Shqiptari Pano Ruçi rikthehet të protestojë në qendër të Athinës

Lapsi.al 26 October 2025
Shqiptari Pano Ruçi rikthehet të protestojë në qendër

Shqiptari Pano Ruçi u rikthye në Sheshin Syntagma të Athinës për të qëndruar përpara monumentit të “Ushtarit të Panjohur”. Ai zhvilloi pak kohë më parë në këtë vend një grevë urie 23-ditore duke kërkuar zhvarrosjen e eshtrave të djalit të tij 22-vjeçar Denisit që humbi jetën në aksidentin hekurudhor të Tempit të shkurtit 2023. Grevën e ndërpreu pasi mori garanci në përmbushjen e kërkesave të tij, por shqiptari ka vendosur të rikthehet në shesh.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se shkak është bërë miratimi i një amendamenti shumë të diskutuar në parlamentin grek sipas të cilit përpara monumentit të “Ushtarit të panjohur” nuk mund të zhvillohen më tubime apo edhe protesta.

Miratimi i këtij amendamenti shkaktoi edhe përplasje brenda qeverisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për shkak të rezervave të ministrit të Mbrojtjes Kombëtare Nikos Dendias. Ky i fundit nuk ishte dakord që mbrojtja e Ushtarit të panjohur t’i hiqej gardës kombëtare dhe t’i kalonte policisë. Edhe partitë e opozitës e quajtën këtë të lëvizje të Mistotakis një përpjekje për të ndaluar tubimet në qendër të Athinës.

Ruçi është kthyer të qëndrojë në shesh edhe për një fakt tjetër. Në muret e monumentit të Ushtarit të Panjohur janë shkruar nga protestuesit edhe emrat e 57 viktimave të aksidentit të Tempit, pjesë e të cilëve është edhe djali i tij. Në media është folur se në bazë të Amendamentit të miratuar ata emra do të fshihen.

Duke folur për MEGA-n, Ruçi tha se Monumenti i Ushtarit të Panjohur është "një simbol i kujtesës dhe nderit për ata që u humbën padrejtësisht".

“Fëmijët e Tempit i përkasin kësaj kujtese dhe nuk e fyejnë atë, ata e nderojnë atë”, deklaroi ai duke shtuar se “në vend që t’i fshijnë emrat e tyre, duhet të sigurohen që të mos ketë më emra”.

Panos Routsi: Këta fëmijë u vranë – Ata nuk u sakrifikuan siç tha Kryeministri, ne nuk jemi kërcënimi

Ruçi shprehu shqetësimin e tij se "do të kishte një përpjekje për të fshirë emrat" ndaj për këtë arsye ai ka vendosur që të jetë çdo ditë në Sheshin Syntagma, në vendin ku emri i djalit të tij është shkruar me bojë të kuqe. Ai u bëri thirrje qytetarëve grekë që e mbështetën gjatë grevës së tij 23-ditore të qëndrojnë përsëri në krah të tij.

"Ua kemi borxh fëmijëve që humbëm, ia kemi borxh vetes, sepse ajo që po bëjnë është një akt hakmarrjeje dhe nuk do të kalojë", - tha Ruçi. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI