Flash

Flor Binaj hap kartat e humorit, një inaugurim ndryshe në Tiranë (VIDEO)

Lapsi.al 27 October 2025
Flor Binaj hap kartat e humorit, një inaugurim ndryshe në Tiranë

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku ironizon gjendjen e një hapësire publike në rrugën “Xhanfize Keko”.

Në pamjet e shpërndara nga aktori, zona që duhej të ishte një lulishte shfaqet e mbushur me inerte dhe mbetje ndërtimi.

Përmes një toni humoristik, Binaj përshkruan situatën duke thënë se aty “lulëzojnë” materiale ndërtimi në vend të gjelbërimit.

Ndryshe nga materialet e mëparshme të fushatës, ku Binaj mbante një profil më serioz, tashmë duket se ai i është kthyer pikës së tij të frotë. Binaj përshkruan gërmadhën kështu: Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule drrase lulebetoni, lule leshixhami, lule leshiguri. Me një dizajn shumë elegant, të arkitektëve italianë, Xhorxho lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi. 

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI