Flash

PAMJET/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

Lapsi.al 24 October 2025
PAMJET/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në

Përpara çdo vizite jashtë vendit, zyrtarëve të lartë u jepet nga stafi i tyre një përshkrim i shkurtër me foto i njerëzve që do të takojnë. Kjo ndodh në rastet kur ata janë pak të njohur publikisht dhe me qëllim që të mos ndodhë ndonjë situatë e pakëndshme gjatë takimeve që zyrtari i lartë të mos e njohë personin që do të takojë.

Por këto dokumente, është e mira të mbahen të fshehta nga sytë e njerëzve të tjerë. Në një rast, kur kancelarja gjermane Angela Merkel tregoi gabimisht njërën prek këtyre dokumenteve para një takimi në selinë e OKB-së, u kryqëzua nga shtypi vendas.

Këtë të të premte, këtë “gabim” e ka bërë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë videos së famshme të udhëtimit nga Zyrihu në Bernë të Zvicrës. Atje do të takonte, Ministrin Federal të Zvicrës për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin, Albert Rösti. Dhe gjatë rrugës Balluku duket se po studionte CV-në e homologut të saj, siç duket edhe nga letrat që mban mbi tavolinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Belinda Balluku thyen heshtjen

Pas daljes së lajmit se Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK dhe është thirrur aty ditën e hënë, vjen edhe reagimi i parë publik i saj. Pa komentua...

16:12

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI