Flash

“Ke marrë vesh ç’ka gatuar SPAK?”/ Komentet që Ballukut i prishën udhëtimin në Zvicër

Lapsi.al 24 October 2025
“Ke marrë vesh ç’ka gatuar SPAK?”/ Komentet

Pak pas lajmit se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK, zyrtarja e lartë e qeverisë është shfaqur në rrjetet e saj sociale duke udhëtuar me tren nga Zyrihu në Bernë të Zvicrës.

E qeshur dhe duke dashur të tregohet e shpenguar, sikur asgjë nuk ka ndodhur, Balluku flet për projekte dhe investime hekurudhash në Shqipëri. Megjithatë janë të shumë ata që SPAK-un ia kujtojnë në komentet poshtë videos.

Duke qenë në Zvicër janë disa që i kujtojnë paraardhësin e saj Arben Ahmetaj që jeton në arrati në këtë vend pas procesit të hapur nga SPAK.

“Rri andej me Tigrin, dhe të mëson ai si të veprosh se ka eksperiencë ose ndryshe hajde këtu dhe shoqëro Vremelinë, kundërshtari yt. E drejta vonon, por nuk harron. Paç fat në jetë!” – shkruan njëri prej tyre.

“Lëri porosi Ben Tigrit të të gjejë ndonjë apartament me qera andej se do të duhet dhe ty me sa duket” – shkruan një tjetër.

“Paske shku dhe ti tek Ahmetaj” – shkruan dikush tjetër.

Mes komenteve të shumta që e urojnë për punët e bëra dikush tjetër shkruan: “Nesër je e ftume në SPAK”.

“Ke marrë vesh gjë se çfarë ka gatuar SPAK-u për drekë këtu në Shqipëri” – ironizon një tjetër.

“Kanë dalë ca lajme në Shqipëri, a ke dijeni?”, “Vollga Durrës a e kanë çuar SPAK-un në Bernë. Hap sytë andej”, “Shkove të bësh vend andej. Tako tigrin shko shijoji milionat” – e mbull dikush tjetër.

Vetë Balluku nuk ka bërë ende asnjë koment për këtë çështje. ©LAPSI.al

Balluku

Të këshilluara

Belinda Balluku thyen heshtjen

Pas daljes së lajmit se Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK dhe është thirrur aty ditën e hënë, vjen edhe reagimi i parë publik i saj. Pa komentua...

16:12

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI