Flash

Po xhironte një intervistë, deputeti në Kosovë konfliktohet fizikisht me një qytetar

Lapsi.al 24 October 2025
Po xhironte një intervistë, deputeti në Kosovë konfliktohet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj është përfshirë në një incident fizik me një qytetar teksa po zhvillonte një intervistë. Lidhur me ngjarjen është njoftuar policia e Kosovës, e cila ka marrë të gjitha pamjet e xhiruara nga kamera gjatë intervistës publike së Zemajt.

Vetë deputeti ka reaguar për rastin përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku shprehet se përplasja fizike ka ndodhur pasi qytetari e ka ofenduar. Zemaj shkruan se veprimi i tij ishte në mënyrë vetëmbrojtje, ndërsa thekson se duhet të kishte ruajtur qetësinë në çdo rrethanë dhe se dhuna nuk është përgjigje e drejtë.

"Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qellim te caktuar, këtë do e vertetojnë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike.

Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione. Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin", shprehet Zemaj në postimin e tij.

Të këshilluara

Belinda Balluku thyen heshtjen

Pas daljes së lajmit se Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK dhe është thirrur aty ditën e hënë, vjen edhe reagimi i parë publik i saj. Pa komentua...

16:12

Belinda Balluku nën hetim, reagon SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar reagoi në lidhje me lajmin se emri i Belinda Ballukut është regjistruar si person nën hetim. ...

14:27

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI