Flash

Tirana zien për thirrjen e SPAK, Belinda Balluku ikën në Zvicër

Lapsi.al 24 October 2025
Tirana zien për thirrjen e SPAK, Belinda Balluku ikën në

Ndërkohë që e gjithë Tirana zien për fletë-thirrjen që SPAK i ka dërguar në zyrë për ta marrë në pyetje, Belinda Balluku ka publikuar një video nga një tren në Zvicër, ku po udhëton nga Zyrihu në Bernë. Qëllimi është një takim me ministrin për transportin dhe energjinë në Zvicër. Bashkë me të është edhe një delegacion nga ministria e infrastrukturës dhe qëllimi është shkëmbimi i eksperiencave për trenin nga Tirana në Durrës. Mbetet për t'u parë nëse Balluku do të kthehet deri të hënën në Tiranë apo do ta shmangë marrjen në pyetje në SPAK, ashtu siç lajmëroi PD. Zvicra është vendi që zgjodhi për të jetuar edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij.

Të këshilluara

Belinda Balluku nën hetim, reagon SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar reagoi në lidhje me lajmin se emri i Belinda Ballukut është regjistruar si person nën hetim. ...

14:27

Belinda Balluku merret nën hetim nga SPAK

Belinda Balluku merret e pandehur nga SPAK. Lajmi konfirmohet nga burime të Lapsi.al. Dy orë para lajmit se Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, Ga...

14:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI