Flash

Isla Fisher reagon për divorcin e Nicole Kidman dhe Keith Urban

Lapsi.al 24 October 2025
Isla Fisher reagon për divorcin e Nicole Kidman dhe Keith Urban

Isla Fisher ka rrëfyer se u trondit kur mësoi për ndarjen e mikeshës së saj, Nicole Kidman, nga bashkëshorti i saj prej shumë vitesh, këngëtari Keith Urban.

Në episodin e 23 tetorit të podcast-it Fly on the Wall me Dana Carvey dhe David Spade, 49-vjeçarja e “Now You See Me” foli për reagimin e saj ndaj lajmit që ka bërë bujë në botën e Hollywood-it.

Gjatë bisedës, Fisher përmendi gjithashtu divorcin e saj nga aktori dhe komediani Sacha Baron Cohen, me të cilin ishte e martuar për 23 vite. “Isha e martuar prej 23 vitesh. Sapo jam... ndarë, divorcuar,” tha ajo. Çifti, që u njoh në vitin 2001 dhe u martua në Paris në 2010, finalizoi divorcin në qershor 2025, pasi e kishin shpallur ndarjen në vitin 2024.

Kur Carvey e pyeti për Kidman, Fisher u shpreh: “Jam vërtet, vërtet e tronditur. I kam lënë një mesazh, por nuk kemi folur ende. Nuk dua të komentoj më shumë sepse janë të përfshirë edhe fëmijë.”

Nicole Kidman, 58 vjeç, dhe Keith Urban, 57 vjeç, u martuan në qershor 2006 dhe kanë dy vajza: Sunday Rose (17) dhe Faith Margaret (14). Çifti konfirmoi ndarjen më 29 shtator 2025, pas gati 19 vitesh martesë.

Sipas burimeve të revistës People, Kidman ka kërkuar të jetë prindi kujdestar kryesor në marrëveshjen e kujdestarisë, ndërsa familja e saj, veçanërisht motra Antonia, i ka qëndruar shumë pranë. “Ajo nuk e dëshironte këtë ndarje,” tha një burim i afërt me çiftin. “Nicole ka luftuar për ta shpëtuar martesën. Ajo po mundohet të qëndrojë pozitive dhe beson se gjithçka ndodh për një arsye.”

Të këshilluara

Belinda Balluku thyen heshtjen

Pas daljes së lajmit se Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK dhe është thirrur aty ditën e hënë, vjen edhe reagimi i parë publik i saj. Pa komentua...

16:12

Belinda Balluku nën hetim, reagon SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar reagoi në lidhje me lajmin se emri i Belinda Ballukut është regjistruar si person nën hetim. ...

14:27

Belinda Balluku merret nën hetim nga SPAK

Belinda Balluku merret e pandehur nga SPAK. Lajmi konfirmohet nga burime të Lapsi.al. Dy orë para lajmit se Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, Ga...

14:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI