Flash

Macron: Në shtator Franca do të njohë Palestinën si shtet të pavarur

Lapsi.al 24 July 2025
Macron: Në shtator Franca do të njohë Palestinën si shtet
Franca do ta njohë Shtetin e Palestinës në shtator. Presidenti Emmanuel Macron e njoftoi lajmin sot në një postim në X. “Besnik ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca do ta njohë Shtetin e Palestinës. Do ta shpall solemnisht këtë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shtatorin e ardhshëm", - shkroi Macron, duke e quajtur paqen "të mundshme". "Një armëpushim i menjëhershëm, lirimi i të gjithë pengjeve dhe ndihma masive humanitare për popullin e Gazës janë thelbësore", - shkroi ai. Njoftimi i Macron, të cilin ai e kishte lënë të kuptohej për muaj të tërë, vjen teksa presioni ndërkombëtar rritet mbi Izraelin për t'i dhënë fund konfliktit gati 2-vjeçar dhe për të lejuar më shumë ndihmë humanitare në Rripin e shkatërruar, ku grupet e ndihmës po paralajmërojnë për "uri masive". Vendimi i Francës është i rëndësishëm pasi është vendi më i madh dhe më me ndikim që njeh Palestinën si shtet. Më shumë se 140 nga gati 200 shtetet anëtare të OKB-së e njohin Shtetin e Palestinës, përfshirë disa vende evropiane, por SHBA-të dhe shumica e aleatëve të saj të ngushtë nuk e njohin. “The Guardian” raporton se edhe Keir Starmer është nën presion nga ministrat e kabinetit që edhe Mbretëria e Bashkuar ta njohë menjëherë Palestinën si shtet. Macron është shprehur hapur kundër rritjes së antisemitizmit në Francë dhe Evropë dhe ka shprehur solidaritet me Izraelin pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Por presidenti francez është bërë gjithnjë e më i frustruar me luftën e Izraelit, veçanërisht në muajt e fundit, ndërsa protesta globale rritet për vrasjen e civilëve të uritur nga Izraeli në Gaza. Pas vendimit të Francës kanë ardhur menjëherë reagimet e para nga Izraeli. Ministri izraelit i drejtësisë, Yariv Levin, tha se vendimi i Francës kontribuon për terrorin dhe bëri thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor. Ndërsa ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennett, e quajti vendimin e Francës për të njohur një shtet palestinez një shenjë të "kolapsit moral" dhe jo të diplomacisë. Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz tha se qëllimi i Francës për të njohur Palestinën si shtet ishte një "dorëzim ndaj terrorizmit". "Në vend që të qëndrojë me Izraelin në këtë kohë prove, presidenti francez po vepron për ta dobësuar atë", - shkroi Katz në X. "Ne nuk do të lejojmë krijimin e një entiteti palestinez që do të dëmtonte sigurinë tonë, do të rrezikonte ekzistencën tonë dhe do të minonte të drejtën tonë historike për Tokën e Izraelit. Jemi të gjithë të bashkuar për të parandaluar këtë rrezik të madh." "Ai shpërblen vrasjen masive dhe u thotë terroristëve islamistë: vrisni hebrenjtë dhe bota do t'ju japë një shtet", tha ai, sipas gazetës “Haaretz”. "Ky vendim i turpshëm do të hidhet në koshin e plehrave të historisë." Amir Ohana, kryetar i Knessetit, akuzoi Macronin se ishte "bashkëpunëtor" dhe tha se vendimi dërgoi mesazhin se "terrorizmi ia vlen". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vatër zjarri në Delvinë

Zjarri i përmasave të mëdha që ka nisur prej disa orësh djeg sipërfaqe të gjera me kullota në zonën e luginës së Kalasës, pranë Delvinës. Flakët kanë përfshirë ...

17:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI