Flash

Cardi B dhe Stefon Diggs i japin fund lidhjes ?

Lapsi.al 7 July 2025
Cardi B dhe Stefon Diggs i japin fund lidhjes ?
Lidhja mes reperes së njohur Cardi B dhe futbollistit të New England Patriots, Stefon Diggs, duket se është në krizë. Fansat kanë ngritur dyshime për një ndarje të mundshme, pasi gjatë fundjavës Cardi B ka fshirë të gjitha fotot që kishte postuar me Diggs nga profili i saj në Instagram. Kjo lëvizje vjen vetëm një muaj pasi dyshja e bëri zyrtare lidhjen e tyre në rrjete sociale. Në postimet tashmë të fshira, Cardi B shihej duke kaluar momente të ngrohta me Diggs gjatë një udhëtimi me jaht në Miami për fundjavën e Memorial Day.

Megjithatë, Stefon Diggs ende mban një foto me Cardi B në Instagram, ku shfaqen së bashku në një ndeshje basketbolli. Të dy vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Lidhja e tyre u bë publike për herë të parë në shkurt, kur u fotografuan së bashku në një festë në New York. Në Shën Valentin, u panë sërish bashkë në Miami, ndërsa në maj debutuan publikisht si çift në një ndeshje të NBA në Madison Square Garden, ku shfaqën afeksion para kamerave.

 

Të këshilluara

Zayn Malik flet për racizmin në One Direction

Zayn Malik, ka ndarë një pjesë nga kënga e tij më e re “Fuchsia Sea” në Instagram , ku duket se flet hapur për racizmin që ka përjetuar gjatë kohës në grupin On...

14:31

Mel B martohet me stilistin Rory McPhee

Mel B kurorëzoi dashurinë me partnerin Rory McPhee në një ceremoni të mbajtur në një vend historik në zemër të Londrës. Çifti u martua të shtunën në The Cryp...

15:44

Ndahet nga jeta aktori Julian McMahon

Aktori Julian McMahon ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare  pas një beteje me kancerin. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Kelly Paniagua...

10:27

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI