Flash

Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë Tiranës

Lapsi.al 30 June 2025
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri,

Turqia ka kërkuar zyrtarisht nga Shqipëria të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi.

Kjo kërkesë erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë.

Ankaraja i kërkoi zyrtarisht qeverisë shqiptare të mos avancojë me krijimin e një shteti bektashi dhe po ashtu të stopojë iniciativën e prezantuar nga kryeministri Rama për një republikë fetare brenda shtetit shqiptar.

Kjo kërkesë i është përcjellë palës shqiprtare nga kreu i Komisionit të Jashtëm të Turqisë me Fuat Oktay, i cili këtë të hënë nisi një seri takimesh në Tiranë në krye të një delegacioni ligjvënësish turq.

Qëndrimin e palës turke në lidhje me këtë temë e zbuloi për MCN deputeti i opozitës Kreshnik Çollaku, sipas të cilit pozicioni i shtetit turk është në një linj me opozitën shqiptare

Edhe në këtë takim, delegacioni turk ka përsëritur kërkesën për pastrimin e vendit nga ata të cilët i cilëson anëtar të organizatës së Fetullah Gulen

Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë një njoftim për shtyp në lidhje me takimin dypalësh ku sqaron se pjesë e diskutimeve ka qenë edhe prespektiva euroatlantike e Kosovës:

"Znj. Spiropali dhe z. Oktay diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv parlamentar midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, mbështetjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, miqësisë dhe marrëdhënieve tradicionale mes njerëzve tanë, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh, partneritetin në NATO, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si edhe kontributin e dy vendeve tona për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë".

Sipas njoftimit në focus të takimit kanë qenë edhe rritja e bahskëpunimit në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë mes dy vendeve./ MCN

Të këshilluara

Manuali për kapjen e medias: Made in Albania

Një aspekt kyç i sistemit politik shqiptar është aparati i tij mediatik, i cili funksionon si zëdhënësi kryesor i propagandës së qeverisë. Reporterët pa Kufij e...

18:46

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI