Flash

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Irani ende me kapacitete bërthamore? Përplasen Trump dhe AIEA

Lapsi.al 30 June 2025
Irani ende me kapacitete bërthamore? Përplasen Trump dhe AIEA

Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se programi bërthamor iranian është “shkatërruar plotësisht” nga ushtria amerikane, duke përshkruar sulmet ndaj impianteve si “perforim si përmes gjalpit”.

Por, në kundërshtim me këtë retorikë triumfuese, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA), Rafael Grossi, ka dhënë një version të ndryshëm të realitetit.

Në një intervistë për CBS, Grossi deklaroi se vetëm autoritetet iraniane kanë një ide të qartë për dëmet reale në impiantet bërthamore dhe se “nuk mund të thuhet se gjithçka është zhdukur”. Ai shtoi se Teherani ende ruan “kapacitete industriale dhe teknologjike” për të rivendosur brenda pak muajsh një cikël funksional për pasurimin e uraniumit.

Sipas AIEA, një ditë para sulmeve, Irani kishte nisur transferimin e materialit bërthamor për ta vendosur në siguri. Vlerësimet e Grossit përputhen edhe me analizat paraprake të inteligjencës amerikane dhe evropiane, si dhe me raportin e paraqitur në Kongres nga gjenerali Dan Caine, i cili pohoi se edhe pse tre impiantet kryesore janë goditur rëndë, ende nuk është e qartë nëse centrifugat apo uraniumi i pasuruar janë zhvendosur në zona të tjera.

Sipas “Washington Post”, inteligjenca amerikane ka përgjuar biseda mes zyrtarëve iranianë të cilët janë shprehur të habitur nga “intensiteti më i ulët se pritej” i sulmeve amerikane. Administrata Trump nuk i ka mohuar këto përgjime, por i ka kundërshtuar përfundimet e tyre.

Megjithatë, analistët bien dakord se pajisjet e impiantit të Isfahanit, të nevojshme për fazën e metallizimit, hap i rëndësishëm drejt prodhimit të një arme bërthamore janë shkatërruar, gjë që mund të vonojë ndjeshëm militarizimin e programit iranian.

Agjencia ndërkombëtare bërthamore thekson se zgjidhja e krizës nuk mund të vijë me mjete ushtarake. Trump ka deklaruar se “nëse Teherani do të sillet në mënyrë paqësore, do të revokojë sanksionet”, por autoritetet iraniane nuk kanë besim.

Shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, Abdolrahim Mousavi, ka paralajmëruar se janë gati të kundërpërgjigjen me forcë nëse armëpushimi nuk respektohet.

Në shenjë proteste, parlamenti iranian ka pezulluar bashkëpunimin me AIEA, ndërsa gazeta e afërt me udhëheqësin suprem Khamenei, “Kayhan”, ka kërkuar që Grossi të ndiqet penalisht për “spiunazh për Mossadin”.

Në këtë klimë tensioni, Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e ri iranian, Pezeshkian. Franca kërkon lirimin e dy shtetasve të saj të burgosur në Iran, por Macron nënvizoi gjithashtu nevojën për t’u rikthyer në tryezën e negociatave për çështjet bërthamore dhe raketat balistike, shkruan TV Klan.

Ndërsa Pezeshkian shfaqet i hapur ndaj dialogut, fraksionet më radikale të regjimit e refuzojnë kategorikisht.

Të këshilluara

Pse po ikin të rinjtë nga Shqipëria

NgaGabriel HiltydheMartine M. Christensen E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta Mema lë telefonin mënjanë dhe hed...

12:59

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI