Flash

Malltezi: Rama dha urdhër në Kongres për arrestimin e Berishës!

Lapsi.al 30 June 2025
Malltezi: Rama dha urdhër në Kongres për arrestimin e

Jashtë ambienteve të GJKKO, Jamarbër Malltezi ka reaguar ashpër ndaj procesit gjyqësor të nisur për çështjen “Partizani”, duke e cilësuar atë një proces politik të porositur nga kryeministri Edi Rama.

Në një prononcim për mediat, Malltezi e quajti të padrejtë dhe të motivuar politikisht këtë hetim që përfshin edhe liderin e PD-së, Sali Berisha, duke theksuar se bëhet fjalë për një “gjueti shtrigash” që sipas tij ka nisur me urdhër politik dhe shtrihet deri në tre breza të familjes Berisha.

Ai mbrojti zhvillimin e pronës në mënyrë të ligjshme dhe me përfitime për komunitetin, ndërsa akuzoi institucionet shtetërore për veprime të njëanshme dhe me regji politike.

"Të gjithë këto janë gënjeshta me regji, kanë akt-akuzë, kanë mashtim kur thonë se kryetari i KRT është Berisha, kur të gjithë e dinin se ishte Rama, është në dijeni publike kjo. Por Edi Ramën e kanë si Voldemorti "He who should not be named".

Thonë që VKM-n për përdorimin e letrave me vlerë, doli nga funksioni për 7 muaj. Gënjeshtër!

Ka qëndruar, vetëm për ata që fitonin me ankand, jo për pronarët e tokës.

Të gjitha këto gënjeshtra janë në dokumentet zyrtare, kemi të bëjmë me një gjueti-shtrigash e thanë se gjoja po fillonin të kërkonin për çështjen e Klubit 'Partizani', por menjëherë sapo i dha Rama urdhrin në 2022 për të hetuar Sali Berishën, në Kongresin e PS, brenda muajit kanë bërë 16 kërkesa, për 30 vjet hetime, në 3 breza të berishës.

Që tek mbesat që ende nuk i kishin lindur, kështu që kemi të bëjmë me gjueti-shtrigash, kanë hetuar PD që nga 2005 deri në 2023 dhe pjesë e kësaj dosje është edhe Ledina Aliolli, e cila ishte kandidate për bashkinë e korçës në 2023, gjoja po bëjnë kërkime për klubin 'Partizani', thjesht e kanë pyetur se i ke blerë kapelet dhe bluzat.

Kemi të bëjmë me gjueti-shtrigash, nga garda revolucionare në urdhrat e Edi Ramës" u shpreh Malltezi.

Të këshilluara

Pse po ikin të rinjtë nga Shqipëria

NgaGabriel HiltydheMartine M. Christensen E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta Mema lë telefonin mënjanë dhe hed...

12:59

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI