Flash

Alarmi/ Deti Mesdhe është nxehur 5 gradë më shumë

Lapsi.al 29 June 2025
Alarmi/ Deti Mesdhe është nxehur 5 gradë më shumë

Një valë e të nxehtit detar është duke u goditur Detin Mesdhe. Një hartë e prodhuar nga Shërbimi Detar i Copernicus tregon anomalitë e temperaturës së sipërfaqes së detit të regjistruara më 22 qershor 2025. Zonat me të kuqe të errët tregojnë temperatura me më shumë se 5 gradë mbi mesataren sezonale. Ngrohja më intensive u regjistrua në pellgun perëndimor të Mesdheut, duke përfshirë Detin Balearik dhe Detin Tirren.

Shërbimi Detar i Copernicus ofron të dhëna detare falas dhe me qasje të hapur për të mbështetur monitorimin e shëndetit të oqeanit. "Monitorimi i anomalive është thelbësor për të kuptuar më mirë ndikimet e ndryshimeve klimatike, për të parashikuar ngjarje ekstreme të motit dhe për të menaxhuar rreziqet për biodiversitetin detar dhe komunitetet bregdetare" - thuhet në faqen e internetit të Copernicus.

Siç shpjegohet nga biologu dhe ekologu detar, si dhe sekretari i përgjithshëm i Fondacionit të Akuariumit të Genova, Tony Di Natale, "viti 2025 karakterizohet nga një valë e fortë nxehtësie në ujërat e të gjithë Mesdheut në muajin qershor, i cili këtë herë përfshin edhe Detin Ligurian i cili është karakterizuar nga erëra të dobëta dhe që ka treguar një anomali të madhe termike që nga fillimi i javës së dytë.

Piku maksimal i temperaturës sipërfaqësore të qershorit do të jetë në datën 30, prej 29.36°C, e ndjekur nga një kulm më i lartë më 1 korrik, me 29.43°C. Kjo do të thotë që këto shifra janë rreth 7°C mbi mesataren. Mesatarja mujore e qershorit 2025 është rreth 5°C mbi mesataren e viteve të fundit për këtë muaj. Është një situatë absolutisht anormale, e cila nënkupton një sërë efektesh të rëndësishme" – thotë ai.

"Para së gjithash - shton Di Natale - kjo sipërfaqe gjigante e ujit të ngrohtë shkakton avullim të lartë, i cili do të sjellë masa të lagështa në shtresat e poshtme të atmosferës. Klimatologjia është komplekse dhe jo gjithmonë e lehtë për t'u parashikuar, por sigurisht prania e masave të ngrohta dhe të lagështa mund të gjenerojë fenomene meteorologjike më ekstreme me reshje më intensive se zakonisht".

"Problemet më të mëdha janë të parashikueshme në det" - nënvizon biologu duke pasur parasysh efektin te peshqit. Sipas ekspertëve është e sigurt se specie të ndryshme detare po vuajnë një sërë ndikimesh në mënyra të ndryshme. Për peshqit si toni dhe peshku shpatë, temperaturat mbi 26°C çojnë në bllokimin e aktivitetit riprodhues, i cili zakonisht ka kulmin në pjesën e dytë të qershorit. Ai ndoshta do të lëvizë, nëse është e mundur, drejt vendeve me temperatura më të ulëta.

"Edhe një ndryshim i vogël në temperaturë ka një efekt të madh. Kjo do të thotë që peshkatarët mund të hasin probleme në kapjet e specieve të ndryshme, me më shumë specie që preferojnë ujëra të ngrohta dhe më pak për specie që zakonisht preferojnë ujëra më të ftohta. Breshkat e detit ndoshta do të kenë më shumë mundësi për të lëshuar vezët e tyre në Detin Ligurian dhe në pjesët më veriore të Mesdheut", - përfundon Di Natale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI