Flash

PAMJET/ Një zjarr masiv shkrumbon tregun industrial të Durrësit

Lapsi.al 29 June 2025
PAMJET/ Një zjarr masiv shkrumbon tregun industrial të Durrësit

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme tregun ambulant në zonën e plazhit në Durrës. Mediat raportojnë se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, të cilat kanë qenë të konsiderueshme.

Disa makina zjarrfikëse të qytetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Disa prej trregtarëve u munduan të shpëtojnë mallin.

Tregu duket i gjithi i mbuluar nga flakët dhe tymi. Si pasojë e zjarrit në tregun ambulant në Durrës, është bllokuar qarkullimi rrugor në rrugën "Pavarësia" në plazh. Nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit, por edhe në vitet e shkuara në këtë treg ka pasur incidente të ngjashme.

Shesh herë janë hedhur dyshime se zjarret mund të jenë të qëllimshmme për t’u hapur rrugë ndërtimeve të reja. Megjihatë nuk përjashtohet mundësia që zjarri të ketë qenë aksidental si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike apo dhe kushteve jo të sigurta të tregut. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI