Flash

Demonstrata, dhunë dhe të arrestuar në Beograd

Lapsi.al 29 June 2025
Demonstrata, dhunë dhe të arrestuar në Beograd

Sipas Arkivit të Tubimeve Publike në Serbi, rreth 140,000 njerëz u mblodhën mbrëmë në qendër të Beogradit për të protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij.

Vuçiq foli për shifra shumë më të vogla, por ai njoftoi që para fillimit të protestës se nuk do t’i plotësojë kërkesat e studentëve dhe protestuesve të tjerë për zgjedhje të parakohshme.

Ai kundërshtoi edhe kërkesën që nga qendra e qytetit të largohen “studentët që duan të mësojnë”, një grup studentësh dhe persona të tjerë të afërt me regjimin, që janë besnikë ndaj Vuçiçit.

Protestat e qeta dhe shpërthimi i dhunës

Protestat në Beograd janë mbajtur për një kohë të gjatë të qeta dhe me fjalime që përcilleshin me brohoritje.

Në fund studentët shpallën përfundimin e protestës dhe u tha se në vazhdim do të veprojnë si qytetarë të rëndomtë.

Por disa grupe e kanë shfrytëzuar këtë masë të protestuesve dhe kanë shkaktuar incidente dhe dhunë.

Në momentin kur rojet e protestës së studentëve hoqën veshjet si kujdestarë dhe thanë se secili duhet të sillet sipas ndërgjegjes së tij, së shpejti filluan incidentet me policinë.

Ka pasur përleshje me policinë në disa vende pranë Parkut të Pionierëve në qendër të Begradit, pati të shtëna me topa, u hodhën gurë dhe shishe, si dhe u përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinj nga policia.

Disa persona u plagosën dhe u ndaluan nga policia.

Përleshjet zgjatën deri vonë natën.

Policia ka vazhduar aksionet kundër demonstruesve me orë të tëra. Edhe nga ana e demonstruesve kishte njerëz të gatshëm të përshkallëzojnë protestën.

Çfarë mbeti pas protestës?

Në fund, e vetmja gjë që mbeti pas demonstratave të djeshme masive, ishin akuzat e ndërsjella të palëve.

Nga njëra anë për shkak të brutalitetit dhe dhunës së policisë, dhe nga ana tjetër, kërcënimet e pushtetit.

Prokurori i shtetit Nenad Stefanoviç tha se të gjithë ata që kanë sulmuar policinë do të “identifikohen, do të ndiqen penalisht dhe do të përgjigjen para drejtësisë”. /DW/

Të këshilluara

Zjarret në vend/ 58 vatra brenda 24 orëve

Ministria e Mbrojtjes thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive. Nga raportimet në Qendrën ...

10:45

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI