Flash

Zjarret në vend/ 58 vatra brenda 24 orëve

Lapsi.al 29 June 2025
Zjarret në vend/ 58 vatra brenda 24 orëve

Ministria e Mbrojtjes thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive.

Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, 8 vatra zjarri janë raportuar në qarkun e Lezhës, të cilat janë shuar brenda pak orësh.

Mbetet aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier, në fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë.

“Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete zjarrfikëse me personelin përkatës dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar dhe izoluar vatrën e zjarrit rreth orës 05:45. Vijon puna për shuarjen përshuarjen e trungjeve brenda sipërfaqes së përshkuar nga zjarri, të cilët të ndihmuar nga era vetëndizen herë pas here”, thotë ministria.

Në qarkun e Beratit janë raportuar 5 vatra aktive, gjatë 24 orëve të fundit, të cilat janë arritur të neutralizohen.

Në qarkun e Gjirokastrës janë shuar 2 vatrat e raportuara, gjatë orëve të fundit.

Edhe në qarkun e Fierit janë shuar të 8 vatrat e zjarrit të raportuara, kryesish në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Në qarkun e Elbasanit u arritën të neutralizohen 3 vatrat e zjarrit në sipërfaqe me bimësi në fshatin Petresh, Labinot Fushë dhe Kodër Bujaras.

Në qarkun e Tiranës janë raportuar 12 vatra zjarri, në bashkitë Tiranë, Kavajë, Rogozhinë, të cilat kryesisht kanë qenë në sipërfaqe me bimësi. Të gjitha këto vatra janë neutralizuar në kohë. Një prej vatrave të zjarrit u raportua në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”, në një dhomë në katin e katërt të godinës. Zjarri u shua brenda pak minutave, ndërsa pati vetëm dëme materiale.

Në qarkun e Durrësit u raportuan 5 vatra zjarri, të cilat gjithashtu u izoluan nga forcat në terren.

Nga 2 vatra u raportuan në qarqet Shkodër e Korçë dhe 3 vatra në Vlorë. Të gjitha janë neutralizuar në kohë të shpejtë.

Si pasojë e këtyre zjarreve janë djegur rreth 32 ha sipërfaqe me bimësi, por edhe një sipërfaqe e ko siderueshme me lis, arra, dhe rrënjë ulliri.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 85 automjete zjarrfikëse, 557 forca operacionale, 1 automjet zjarrfikës me 5 efektivë dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI