Flash

Investigimi/ Si po rekruton shërbimi sekret rus të rinj brenda Ukrainës

Lapsi.al 30 June 2025
Investigimi/ Si po rekruton shërbimi sekret rus të rinj brenda

Gazeta britanike “The Guardian” zbulon se agjentët rusë po rekrutojnë adoleshentë ukrainas të papunë nëpërmjet rrjetit “Telegram” duke u premtuar para fituara lehtësisht për "punë të thjeshta”. Pas misioneve të tyre qëndrojnë vendosje të bombave që i shndërrojnë të rinjtë e pavëmendshëm në kamikazë - sigurisht, pa dijeninë e tyre.

Një rrjet sekret varfërie, frike dhe bllokimi psikologjik po zhvillohet në hijen e luftës së Rusisë në Ukrainë. Shërbimi sekret ukrainas SBU paralajmëron se kjo taktikë e re mund të kalojë së shpejti edhe në Perëndim. Olegu, vetëm 19 vjeç, po kërkonte me dëshpërim një mënyrë për të ushqyer fëmijën e tij të porsalindur. I papunë, ai kalonte orë të tëra në kanalet në Telegram që premtonin punë të lehta me paga ditore në dollarë. Ndër reklamat kontraverse, njëra spikati: “1000 dollarë për disa orë punë në Ukrainën perëndimore”.

“Misioni”, shkruan “The Guardian” dukej i padëmshëm. AI duhet të shkonte nga rajoni i Sumy deri në Rivne ku duhet të merrje një çantë shpine me një kanaçe me bojë dhe të spërkaste jashtë stacionit lokal të policisë. Asnjë fjalë për eksplozivë, asnjë dyshim se pas “punës” fshihej një mekanizëm vdekjeprurës.

Two young men, one on his phone and the other carrying a box

Një burrë me emrin “Alexander” i tha atij nëpërmjet Telegramit: “Merr çantën e shpinës, spërkat bombolën dhe ik”. I frikësuar të shkonte vetëm, Olegu e bindi edhe mikun e tij, Sergein, ta shoqëronte. Dy të rinjtë, të papunë me fëmijë, u nisën për në Rivne. “Alexander” u dërgoi atyre 200 dollarë për shpenzime në kriptomonedha.

Në mëngjes, udhëzimet u erdhën me një kod GPS: një garazh, një gomë që fshihte çantën e shpinës dhe një qese plastike. “Mos i hapni, shkoni direkt në stacionin e policisë”, u tha “udhëzuesi”. Disa metra para hyrjes në stacionin e policisë, dy miqtë shkëmbyen vështrime të shqetësuara. Sergei kishte vënë re një makinë që i kishte ndjekur. Olegu, i torturuar nga dyshimet, nuk iu bind urdhrit. Ai e hapi kutinë.

Në vend të bojës, ai pa tela, një telefon celular dhe vida - të gjitha të lidhura së bashku në një spirale vdekjeje, e cila do të aktivizohej nga një telefonatë. I panikuar, ai vrapoi te oficeri i parë i policisë dhe bërtiti: "Kam një bombë me vete". SBU-ja, e cila i kishte vëzhguar për ditë të tëra, veproi menjëherë. Agjentët sekuestruan bombën dhe i shtrinë dy të rinjtë në tokë.

Nëse agjentët ukrainas nuk do të kishin ndërhyrë, rezultati do të kishte qenë gjakderdhje. Disa ditë më parë, në të njëjtin qytet në Rivne, një plan i ngjashëm mori jetën e një 21-vjeçari, i cili ishte rekrutuar gjithashtu nëpërmjet Telegramit. Bomba shpërtheu, duke e vrarë atë dhe duke plagosur 8 ushtarë.

Explosive with nails and bolts

Bomba e Olegut ishte bërë nga vida dhe gozhda për dëme maksimale. Një kamera në kuti transmetonte imazhet në kohë reale te "kuratori", i cili do ta shpërthente bombën kur të ishte i sigurt se do të kishte shumë viktima. Pajisjet speciale të SBU-së bllokuan sinjalin, duke parandaluar shpërthimin.

SBU (Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës) ka zbuluar dhjetëra raste të ngjashme që nga viti 2023. Të rinj, të papunë ose financiarisht të pambrojtur, fillimisht joshen me detyra të vogla: foto të zyrave të rekrutimit ushtarak, varje fletëpalosjesh, akte të vogla vandalizmi. "Kuratorët" që veprojnë në emër të shërbimeve të inteligjencës ruse duken miqësorë, flasin gjuhën e të rinjve, kultivojnë një marrëdhënie besimi.

Kur vjen koha për "detyrën", nëse dikush heziton, vjen shantazhi. Në të paktën një rast, një rekrute adoleshente u shantazhua me videot e saj personale, të cilat "kuratorët" ia kishin vjedhur.

Nga zjarrvënia, Moska ka kaluar në sulme terroriste metodike brenda Ukrainës. Më shumë se 700 rekrutë u arrestuan në vitin 2024, ku adoleshentët përbënin 25%. Më i riu? Një vajzë 11-vjeçare nga Odessa. Në prapaskenë, SBU dyshon se bombat po bëhen nga rekrutë të tjerë të mitur. Në një rast të mëparshëm, një të miture iu dhanë udhëzime video se si të bënte eksplozivë nga sendet e përditshme.

Shqetësimi është nëse Rusia do ta eksportojë taktikën e saj të rekrutimit të adoleshentëve bombardues në Perëndim. Deri më tani, sulmet në vendet e BE-së kanë qenë të kufizuara në zjarrvënie dhe sabotim të infrastrukturës. Frika është se hapi tjetër është gjaku në rrugë.

"Ukraina është një fushë prove për atë që Rusia synon të bëjë në Perëndim", - paralajmëron një oficer i lartë i SBU-së. Nga sulmet kibernetike te shpërthimet, gjithçka testohet së pari në Ukrainë. Për Olegun dhe Sergein, arrestimi mund t'u ketë shpëtuar jetën. Por ata lanë pas gjithçka që dinin: të afërm që u thanë "je idiot". Në burg, ata përballen me një dënim deri në 12 vjet. SBU tani po ngre fushata ndërgjegjësimi në shkolla dhe një chatbot raportimi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI