Flash

Byroja e Imigracionit në Filipine: Po trafikohen njerëz drejt Shqipërisë

Lapsi.al 30 June 2025
Byroja e Imigracionit në Filipine: Po trafikohen njerëz drejt

Byroja e Imigracionit të Filipineve shprehu shqetësim të thellë për numrin në rritje të personave nga ky vend që trafikohen në Shqipëri. Byroja u shpreh me anë të një deklarate se 3 filipinas u ndaluan nga oficerët e imigracionit në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar Ninoy Aquino (NAIA) dhe u penguan të hipnin në fluturimin e tyre për në Malajzi.

Ata pretenduan se ishin turistë, por më vonë pranuan se u ishte premtuar punë në Shqipëri si ndihmëse shtëpie, punëtore fabrike dhe kamerierë. Byroja shtoi se tre filipinasit e ndaluar pretenduan se u kishin paguar midis ₱34,000 dhe ₱74,000 rekrutuesve që kishin kontaktuar përmes Facebook Messenger.

Pas dërgimit të pagesave, Byroja tha se rekrutuesit e dyshuar i bllokuan tre filipinasit në internet dhe i lanë pa udhëzime të mëtejshme ose dokumentacion të vlefshëm. "Tashmë po shohim një rritje të dukshme të largimeve të paligjshme me destinacion Shqipërinë, dhe këto nuk janë raste të izoluara” - tha Komisioneri i Byrosë së Imigracionit, Joel Anthony M. Viado, në një deklaratë.

Viado u shpreh se Këshilli Ndër-Agjenci Kundër Trafikimit (IACAT) është informuar në mënyrë që të bëhen më shumë përpjekje në ndjekjen e rekrutuesve të paligjshëm. /LAPSI.al

Të këshilluara

Manuali për kapjen e medias: Made in Albania

Një aspekt kyç i sistemit politik shqiptar është aparati i tij mediatik, i cili funksionon si zëdhënësi kryesor i propagandës së qeverisë. Reporterët pa Kufij e...

18:46

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI