Flash

Vuçiç sfidon NATO-n: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

Lapsi.al 18 June 2025
Vuçiç sfidon NATO-n: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e

Aleksandër Vuçiç nuk po fshihet më. Presidenti i Serbisë konfirmon se po armatoset sepse vendi i tij është i rrethuar nga NATO. Ai vazhdon mesazhet e koduara për sigurinë në Ballkanin Perëndimor edhe pas një takimi që zhvilloi me Sheikun Mohammed bin Zayed në Abu Dabi.

Vuçiç shfrytëzoi vizitën në Emiratet e Bashkuara Arabe për të folur për krizën në Lindjen e Mesme ku kërkoi paqe për të mos rritur çmimin e naftës, jo për ndonjë arsye tjetër.

“Shpresoj që diçka të ndodhë në 48 orët e ardhshme dhe se do të arrijmë të ruajmë stabilitetin edhe në vendin tonë”, tha Vuçiç.

Presidenti Vuçiç kërkoi ndihmë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, veçanërisht me teknologji ushtarake, pasi siç tha ai, “është jashtëzakonisht e rëndësishme që t’i tregojë muskujt vendeve fqinje sepse Serbia rrethohet nga NATO”.

“Ne duhet ta forcojmë ushtrinë tonë për të ruajtur paqen, stabilitetin, sovranitetin dhe pavarësinë tonë. Sigurisht, duke mos rrezikuar askënd, por për të penguar këdo që do të mendonte se Serbia mund të jetë pre e lehtë në botën e sotme, një botë me paqëndrueshmëri të madhe, dhe do të thoja, me një të nesërme të panjohur”, tha presidenti serb.

Vuçiç njoftoi se Serbia do të mbajë një paradë të madhe ushtarake në Beograd në mesin e Shtatorit.

“Kjo do të jetë diçka që njerëzit në rajon nuk kanë mundur ta shohin deri më tani. Ne do të tregojmë shumë gjëra që shumica e qytetarëve serbë nuk i dinë, të cilat ndërkohë i kemi fituar, prodhuar ose arritur t’i fusim, siç thonë ekspertët, në armatimin e Ushtrisë Serbe”, shtoi Vuçiç.

Sipas mediave serbe, Vuçiç i ka folur Sheikut të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe për Kosovën duke i shprehur pretendimet e tij të pabaza për një dhunë kundër serbëve. Në njoftimin e presidencës serbe, ndërkohë, thuhet se gjatë bisedës,

Presidenti Vuçiç prezantoi plane të reja që, siç theksoi ai, mund të ndryshojnë jo vetëm Serbinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithë konceptin e lidhjes ekonomike dhe infrastrukturore të Europës.

Të këshilluara

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë

Një aksident ka ndodhur sot në Unazën e Madhe në Tiranë konkretisht në autostradën që dërgon në Shkozë. Paraprakisht bëhet me dije në aksident janë përfshirë dy...

15:15

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI