Flash

Alimehmeti: Rinumërimi tregon probleme në çdo qendër votimi në Tiranë

Lapsi.al 18 June 2025
Alimehmeti: Rinumërimi tregon probleme në çdo qendër

Kandidati për deputet i PD-së, Ilir Alimehmeti, theksoi se nga videot që KQZ i ka dërguar shtabit të PD, del se ka pasur problematika në çdo qendër votimi në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në një intervistë në SYRI TV, Alimehmeti tha se zgjedhjet e 11 majit nuk kanë se si të jenë të besueshme pasi sipas tij, pamje të shumta të kamerave në çdo KZAZ tregojnë persona që marrin fletë që i nxjerrin jashtë dhe futin fletë të sjella nga jashtë.

“Duhet të jemi të qartë që provat e vërtetë janë videot e KQZ të parat se pastaj se çfarë ka ndodhur me fletët e votimit, kanë mbetur aty një muaj. Na vijnë pamje nga qendra e votimit që ne shohim, shumë njerëz të pranishëm me njerëz që futen brenda kutisë, me fletë që dalin me disa, që merr katër, hedh tre me disa që merr dy e me radhë. Patjetër që besueshmëria në këtë proces është tejet i ulët. Kështu që në këtë aspekt patjetër edhe Tirana nuk ka se si të jetë e përjashtuar, por është akoma shumë herët sepse është Qark shumë i madh.

Dhe të flasësh për një KZAZ të caktuar siç është Bashkia e Kamzës dhe kjo s’ka mbaruar dhe duhet të vijojë akoma në numërimin në zona e Paskuqanit, është shumë herët për të nxjerrë një përfundim, po themi nga kjo pjesë këtu. Ajo që është vënë re është që ka gabime plus minus pra çdo qendër votimi na rezulton me problematika, pse kanë ardhur do një analizë. Kur të na vijë në fund fare do një analizë të plotë. Të them të drejtën duhet të kishte më shumë vëzhgues nga forca politike, jo vetëm një sa është lejuar një për monitor, është shumë pak për procese të tilla, pra do të kishte nevojë të kishte më shumë. Njëkohësisht kujtoj se po numërohen dhe mandatet dhe kandidatët e listës së hapur, që do të thotë që vështirësia është më e madhe si për grupin e numërimit si për vrojtues. Ishin të gjitha mundësitë.

Numërues ishin vetëm dy nuk ishin katër dhe numri i vëzhguesve vetëm 8, pra kemi reduktim nga forcat politike. Unë mendoj se kjo ka një arsye se pse kjo është bërë kaq e reduktuar. Fare mirë mund të kishin qenë dy vetë, nga çdo forcë politike për secilën kuti për secilën tavolinë. Unë besoj se ka një bazë arsyeje në këtë drejtim, sepse jep mundësi të qëndrosh, sepse një njeri nuk mund të qëndrojnë dhe faleminderit të gjithëve vëzhguesve tanë, që po qëndrojnë aty po bëhet 10 orë në këtë moment. Ka nevojë një njeri gjatë ditës që të lëvizë pak, ka nevojë për një pausë të vogël.” tha Alimehmeti. /Syri.net

Të këshilluara

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë

Një aksident ka ndodhur sot në Unazën e Madhe në Tiranë konkretisht në autostradën që dërgon në Shkozë. Paraprakisht bëhet me dije në aksident janë përfshirë dy...

15:15

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI