Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Hapen 85 kuti në Tiranë/ Ndryshojnë votat e Tabakut, Alimehmetit, Xhaçkës, Gjylametit

Lapsi.al 18 June 2025
Hapen 85 kuti në Tiranë/ Ndryshojnë votat e Tabakut, Alimehmetit,

Nisi këtë të mërkurë rinumërimin i plotë i të gjitha votave të qarkut të Tiranës. Në ditën e parë u rinumëruan 85 kuti nga 1282 që janë gjithsej. Rinumërimi ka nxjerrë edhe disa parregullsi.

Kështu PS ka marrë 42 vota më shumë nga sa i takonin, PD dhe koalicioni i saj ka përfituar 19 vota më shumë, PSD 7 vota më shumë dhe “Levizja Bashkë” ka marrë padrejtësisht 2 vota më shumë.

Deri tani zbulohet se “Koalicionit Euroatlantik” të Lulzim Bashës i është “ngrënë haku” nga numërimi i 11 majit me 5 vota më pak, Partisë “Mundësia” të Agron Shehajt me 3 vota dhe koalicionit “Djathtas për zhvillim” të Dash Shehit dhe Enkelejd Alibeajt më 1 votë.

Sa i takon garës mes kandidatëve brenda partive duket se tek të dy kampet ka lëvizje të votash që deri tani nuk i lëkundin mandatet. Ilir Alimehmeti që kërkoi t'i hapen kutitë pa se deri tani i kanë marrë padrejtësisht 4 vota, por edhe “rivales” së tij Jorida Tabaku po ashtu i janë vjedhur 11 vota.

Të tjerë demokrateve që u janë “vjedhur votat” janë Ilda Zhulali me 13 vota më pak, Asllan Dogjanii i janë ngrënë 10 vota, Salvador Kaçajt 6 vota, etj.

Lëvizje ka edhe në kampin e socialistëve. Diferenca mes Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylametit mbetet pak a shumë e njëjtë. Nga rinumërimi shihet se Xhaçka ka marrë në 11 maj ka marrë 1 votë më shumë ndërsa Gjylametit i janë hequr padrejtësisht 2 vota. Bie në sy se Fatmir Xhafaj ka marrë 32 vota padrejtësisht nga numërimi i parë, apo Kejsi Elezi që kishte marrë 22 vota që nuk i takonin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë

Një aksident ka ndodhur sot në Unazën e Madhe në Tiranë konkretisht në autostradën që dërgon në Shkozë. Paraprakisht bëhet me dije në aksident janë përfshirë dy...

15:15

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI