Flash

FOTO/ Marshim në vendin ku u vra Gentiana, stolit ku u ul autori i vihet emri i saj

Lapsi.al 18 June 2025
FOTO/ Marshim në vendin ku u vra Gentiana, stolit ku u ul autori i vihet

Rreth 1 mijë persona u mblodhën në vendin ku shqiptari Nikollaq Hudhra vrau ish-bashkëshorten e tij, Gentiana Kopilin pak ditë më parë në Tolentin të Italisë. Në demonstrimin kundër dhunës morën pjesë autoritetet më të larta lokale si kryebashkiaku i Tolentinos Mauro Sclavi, prefektja Isabella Fusiello dhe guvernatori Francesco Acquaroli.

Stolit ku autori u ul pasi qëlloi për vdekje ish-bashkëshoren do të mbajë emrin e Gentianës. Në ceremoni mori pjesë edhe djali i viktimës (foto kryesore) që falënderoi të pranishmit. “Nëna ime ka qenë gjithmonë e sjellshme me të gjithë” – tha djali i 45-vjeçares.

“Dhuna duhet të përjashtohet dhe secili prej nesh në këto beteja duhet të jetë në vijën e parë në mënyrë që ajo që i ndodhi Gentianës të mos ndodhë më kurrë” – tha guvernatori Acquaroli.

Prefektja Isabella Fusiello u shpreh se ngjarje të tilla “janë të mundura të parandalohen. Ligji tani lejon miqtë, fqinjët, të afërmit të raportojnë në mënyrë anonime në polici, për të ndihmuar viktimat”.

Ndër pjesëmarrëset ishte edhe këshilltarja rajonale Linda Elezi, e cila mbajti një fjalë prekëse, duke theksuar se ligjet nuk mjaftojnë për të shpëtuar jetë si ajo e Gentianës. Sipas saj, duhet të punohet më shumë me ndërgjegjen shoqërore dhe respektin për veten e për të tjerët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë

Një aksident ka ndodhur sot në Unazën e Madhe në Tiranë konkretisht në autostradën që dërgon në Shkozë. Paraprakisht bëhet me dije në aksident janë përfshirë dy...

15:15

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI