Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

A është Arbjan Mazniku ministri që po hetohet nga SPAK?

Lapsi.al 15 June 2025
A është Arbjan Mazniku ministri që po hetohet nga SPAK?

Në media është zbuluar emri i ministrit që aktualisht po hetohet nga SPAK, fakt të cilin prokuroria e posaçme e zbuloi në regjistrin e transparencës së institucionit për muajin prill, ku për herë të parë u njoftua publikisht se një ministër i kabinetit Rama është subjekt i hetimit penal.

Sipas gazetarit Elton Qyno bëhet fjalë për ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, shtëpia e të cilit madje është kontrolluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Fillimisht, hetimet ndaj Maznikut ishin përqendruar në dyshimet për shpërdorim detyre gjatë ushtrimit të funksioneve në Bashkinë e Tiranës. Për këto çështje ai u mor në pyetje nga oficerët e BKH, në kohën kur denoncimet e opozitës u përqëndruan në aferat e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Por tre muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë shkuar më tej, duke u paraqitur me një mandat kontrolli në banesën e tij, me synim sekuestrimin e provave të mundshme.

Nuk dihen ende detajet konkrete të provave që janë sekuestruar, por hetimet për Maznikun raportohet se janë në dy drejtime. Një pjesë lidhet me një procedurë tenderuese të dyshuar si fiktive për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, gjatë kohës kur Mazniku mbante postin e nënkryetarit të bashkisë. Mbi këtë çështje, ai është marrë tashmë në pyetje.

Detajet/ Mazniku u mor 4 orë në pyetje, pse çështja mund ti kalojë SPAK-ut

Por më e rëndësishmja është se hetimet janë shtrirë edhe tek marrëdhëniet kontraktore mes Bashkisë së Tiranës dhe restorantit “The Home”, një subjekt privat në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, znj. Marinela Lika. Sipas hetimeve paraprake, gjatë viteve 2021–2022, restoranti ka përfituar rreth 800 mijë euro nëpërmjet tenderëve të fituar nga Bashkia e Tiranës dhe kompania publike “Tirana DC” ka raportuar gazetari Qyno.

Berisha: Skandal i ri, Bashkia e Tiranës financoi restorantin e grave të Fugës dhe Maznikut

Në thelb të hetimeve qëndrojnë disa skema të dyshuara të shpërdorimit të detyrës, të mbështetura nga një lidhje familjare, një klishe që përsëritet tashmë në rrethet e qeveritarëve në Tiranë, kur pushtetari që ka në dorë fondet i kanalizon ato tek NIPT-i i familjarëve të tij.

“The Home” i ka përfituar fondet gjatë kohës kur Mazniku mbante postin e kryetarit të Këshillit Administrativ të kësaj të fundit. Dyshimet e prokurorisë janë tek konflikti i interesit, sipas një skeme të ngjashme si ajo e “Gzonës” së Ilir Beqajt.

Mazniku e ka mbajtur funksionin e kryetarit të Këshillit Administrativ të “Tirana DC” deri në gusht të vitit 2024 dhe sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, aktualisht subjekti “The Home” është vendosur nën masë sigurimi për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara, që kapin vlerën e 27 milion lekëve të vjetra. Masa është vendosur më 9 shtator 2024 dhe njoftimi është përcjellë zyrtarisht tek administratori i biznesit, shtetasi Ledion Çollaku.

Interesante është se goditja e Maznikut i shkon për shtat edhe zhvillimeve në Partinë Socialiste, pasi ai njihet si njeriu me lidhje të ngushta miqësore dhe profesionale me Erion Veliaj.

Që në vitet e hershme të Mjaft-it, Arbjan Mazniku ka qenë ndër bashkëudhëtarët më të afërt të Lali Erit në projektin e G99, më pas në rrugëtimin politik në Partinë Socialiste, në bashkëpunimin në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi si një kontakt i besuar i Erjon Veliajt që kërkonte vazhdimisht “Arbin e madh” për t’i kaluar mesazhet tek Edi Rama.

Rasti “Veliaj”/ Mazniku nuk guxon t’i dalë në mbrojtje mikut të tij

Ndaj rrethimi i Maznikut me agjentë të BKH dhe prokurorë të SPAK nuk mund të jetë një rastësi, kur kjo duket në vazhdën e eleminimit të besnikëve të Erjon Veliajt, të cilët tashmë nuk i gjen më as në grupin parlamëntar dhe as në Bashkinë e Tiranës./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43