Flash

U aludua se Diddy u përpoq ta vriste, reagon Jamie Foxx

Lapsi.al 23 May 2025
U aludua se Diddy u përpoq ta vriste, reagon Jamie Foxx

Jamie Foxx ka sqaruar thashethemet që qarkullonin  se Sean "Diddy" Combs kishte lidhje me emergjencën e tij mjekësore në vitin 2023.

“Futa fshehurazi telefonin në spital sepse nuk e dija çfarë po thoshte bota jashtë, dhe nuk po e pranoja dot faktin që kisha pësuar një goditje në tru. Jam në formë perfekte,” tregoi Foxx gjatë një diskutimi të organizuar nga The Hollywood Reporter të enjten.

“[Pashë gjëra si,] ‘Puffy u përpoq të më vriste.’ Jo, Puffy nuk u përpoq të më vriste,” tha aktori.

Megjithatë, fituesi i çmimit Oscar u duk më i mërzitur nga një tjetër thashethem që pretendonte se ishte klonuar.

“Kur thanë që isha klon, atëherë u çmenda. Isha në shtrat në spital dhe mendoja, ‘Këta motherf–kers po përpiqen të më klonojnë,’” u shpreh ai me shaka.

Aktori i “Django Unchained”kishte folur më parë për teoritë konspirative rreth Combs, sidomos pas arrestimit të këtij të fundit në shtator 2024 për trafikim seksual dhe shantazh.

Foxx ironizoi themeluesin e “Bad Boy Records” dhe gjithashtu foli për përvojën e tij në specialen në Netflix me titull “What Had Happened Was,” e publikuar në dhjetor 2024.

“Internet thoshte se Puffy po përpiqej të më vriste,” tha Foxx përpara publikut. “E di çfarë po mendoni: ‘Diddy?’”

“Jo, unë ikja nga ato festa herët,” vazhdoi ai, duke iu referuar festave famëkeqe të Combs që përfliten për akte të shfrenuara seksuale të njohura si “Freak-Offs.”

 

Të këshilluara

Kid Cudi dëshmon kundër Diddy: Pata frikë

Reperi Kid Cudi, emri i vërtetë Scott Mescudi, dëshmoi të enjten, më 22 maj, në gjyqin federal ndaj Sean “Diddy” Combs në Manhattan, duke zbuluar detaje mbi për...

19:26

Megan Fox flet për shtatzaninë me MGK

Aktorja Megan Fox ndau një video nga seriali “Overcompensating” në Story-n e saj në Instagram të mërkurën, e xhiruar vitin e kaluar kur ishte shtatzënë me fëmij...

18:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI