Flash

Michelle Williams flet për jetesën me Ryan Gosling: E tmerrshme

Lapsi.al 21 May 2025
Michelle Williams flet për jetesën me Ryan Gosling: E tmerrshme

Michelle Williams tregon se sa “e tmerrshme” ishte të jetonte me Ryan Gosling gjatë xhirimeve të "Blue Valentine"

Michelle, rrëfeu gjatë një episodi të podcastit Armchair Expert me Dax Shepard se si ajo dhe Gosling acaroheshin me njëri-tjetrin  gjatë realizimit të filmit Blue Valentine në vitin 2010.

“Xhiruam pjesën e parë [të filmit], kur ata janë të rinj dhe të dashuruar dhe gjithçka shkon mirë,” tha Williams. Por sipas skenarit, martesa e personazheve të tyre fillon të rrënohet me kalimin e kohës.

Si pjesë e një forme të aktrimit metodik, ata bënë një pauzë dy-javore nga xhirimet dhe kaluan atë kohë duke jetuar së bashku.

“Orar zyre, pra nga ora 9 deri në 5. Situatë profesionale,” tha Williams. “Gjatë ditës bënim improvizime për të zbuluar mënyra për të acaruar njëri-tjetrin dhe për të shkatërruar atë që kishim ndërtuar.”

Për të nisur këtë dinamikë toksike martesore, ata “dogjën” fotografinë e dasmës së personazheve të tyre.

“E tmerrshme ishte,” pranoi ajo. “Mësuam si ta acarojmë njëri-tjetrin. Ishte e dhimbshme.”

Regjisori Derek Cianfrance shkonte në shtëpinë e tyre të përkohshme për t’ju dhënë skenarë që do t’i largonin emocionalisht nga njëri-tjetri.

Megjithëse përpiqeshin të krijonin konflikte për rolet e tyre, ajo tha se e kishte të vështirë të lëshonte lidhjen që kishin ndërtuar: “Nuk doja t’i jepja arsye që të më urrente. Ishim duke kaluar kaq mirë. Pse festa duhet të përfundojë kaq shpejt?”

Në fund, ajo ndjeu përçmim, jo ndaj Gosling, por ndaj vetes: “Nuk ke nevojë të më urresh, sepse tani e urrej vetë veten tim. Jam e bezdisshme. Po nxirrnim në pah cilësitë më të këqija të vetes.”

Në një intervistë më të hershme për NPR në vitin 2010, edhe Gosling kishte treguar për këtë përvojë: “Festuam Krishtlindje të rreme, vendosëm pemë, gatuam torta ditëlindjeje dhe blenim dhurata. Bënim gjithçka për të krijuar kujtime të vërteta, që në pjesën e fundit të filmit të kishim kujtime reale për të cilat mund të mbështeteshim emocionalisht.”

Të këshilluara

Ish stafi akuzon Blake Lively: Toksike

Gjashtë ish-punonjës të kompanisë së mëparshme të stilit të jetesës së Blake Lively, Preserve, po thyejnë heshtjen mbi atë që ata e përshkruajnë si një ambient ...

14:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI