Flash

Denzel Washington shpërthen ndaj fotografit në Cannes

Lapsi.al 20 May 2025
Denzel Washington shpërthen ndaj fotografit në Cannes

Denzel Washington nuk mori pjesë në konferencën për shtyp të filmit "Highest 2 Lowest" në Festivalin e Filmit në Cannes pas një përplasjeje të bujshme me një fotograf.

Fituesi i Globit të Artë, i tregoi gishtin dhe bërtiti në drejtim të fotografit që i preku krahun, i cili e shpërfilli momentin e tensionuar. Washington i tha fotografit: "Ndalo, ndalo. Mos më prek kurrë me dorë," sipas Daily Mail-it të martën.

Pasi fotografi e preku sërish dhe tentoi që të shkrepte një foto, Washington lëkundi krahun dhe përsëriste vazhdimisht "Ndalo". Nuk dihet nëse ai është ende në Francë pas këtij incidenti.

Gjatë konferencës për shtyp, ai përmendi një incident të ngjashëm të ndodhur më parë: "Herën e fundit që isha në këtë dhomë, duhej të kërkoja falje për një gafë," tha ai, duke bërë  shaka për një ngjarje të vitit 2021.

Në film, Washington luan një producent legjendar muzike që përballet me një komplot. Ai është në film me emra të njohur si A$AP Rocky, Ice Spice dhe të tjerë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI