Flash

Jennifer Lawrence flet për mëmësinë dhe depresionin pas lindjes

Lapsi.al 18 May 2025
Jennifer Lawrence flet për mëmësinë dhe depresionin pas

Jennifer Lawrence ka folur gjatë një konference për shtyp në Festivalin e Filmit në Kanë 2025,  për sfidat dhe përjetimet e saj si nënë, pasi këtë vit mirëpriti fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin, Cooke Maroney.

Aktorja, luan rolin e Grace, një nënë që përpiqet të ruajë mendjen e shëndoshë ndërsa përballet me psikozë pas depresionit post-partum, në trilerin e ardhshëm Die, My Love, përkrah Robert Pattinson, i cili interpreton bashkëshortin e saj, Jackson.

“Si nënë, ishte shumë e vështirë të ndaja atë që do të bëja unë nga ajo që do të bënte ajo. Dhe kjo ishte thyerëse për zemrën,” tha Lawrence për rolin në filmin e drejtuar nga Lynne Ramsay.

“Sapo kisha lindur fëmijën tim të parë, dhe nuk ka asgjë që krahasohet me periudhën pas lindjes. Është jashtëzakonisht izoluese, gjë që është shumë interesante,” shpjegoi ajo. “Kur Lynne zhvendos këtë çift në Montana, ajo nuk ka një komunitet. Nuk ka njerëzit e saj. Por e vërteta është se ankthi dhe depresioni i thellë janë izoluese kudo që të jesh. Ndihesh si një i huaj.”

Aktorja fituese e Oscar-it ishte pesë muajsh shtatzënë me fëmijën e saj të dytë gjatë xhirimeve të Die, My Love, gjë që, sipas saj, e ndihmoi të hynte më thellë në rolin e personazhit.

“Të kesh fëmijë ndryshon gjithçka. Ndryshon gjithë jetën tënde. Është brutale dhe e jashtëzakonshme,” tha ajo për jetën si nënë e dy fëmijëve. “Kështu që jo vetëm që ndikojnë në çdo vendim për punën time – nëse punoj, ku punoj, kur punoj – ata më kanë mësuar... dua të them, nuk e dija që mund të ndjeja kaq shumë, dhe puna ime lidhet shumë me ndjenjat.

Është pothuajse si një flluskë – ndjeshmëri ekstreme. Më kanë ndryshuar jetën, sigurisht për më mirë, dhe më kanë ndryshuar edhe në aspektin krijues. E rekomandoj shumë të kesh fëmijë, nëse do të jesh aktor.”

Pattinson i cili u bë baba pas lindjes së fëmijës së tij të parë me Suki Waterhouse vitin e kaluar, shtoi se “të kuptosh rolin tënd në marrëdhënie pas lindjes është jashtëzakonisht e vështirë.”

Ai gjithashtu ndau se personazhi i tij ka të njëjtën frikë që kanë të gjithë kur bëhen prindër.

Ky triler psikologjik është bazuar në romanin e vitit 2017 nga Ariana Harwicz. Në film luajnë gjithashtu LaKeith Stanfield, Sissy Spacek dhe Nick Nolte.

Të këshilluara

50 Cent sulmon Jay Z për miqësinë me Diddy

50 Cent ka sulmuar ashpër Jay-Z në Instagram për miqësinë e tij me Sean "Diddy" Combs, i cili ndodhet në qendër të një skandali të madh për trafikim seksual dhe...

14:33

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI