Flash

Tom Cruise shpreh admirimin për Ana de Armas: E jashtëzakonshme

Lapsi.al 19 May 2025
Tom Cruise shpreh admirimin për Ana de Armas: E jashtëzakonshme

Në mesin e shumë paraqitjeve publike së bashku gjatë muajve të fundit, aktori Tom Cruise ka folur hapur për respektin dhe admirimin që ka ndaj aktores Ana de Armas gjatë premierës në New York të filmit të tij të ri Mission: Impossible — The Final Reckoning, të dielën më 18 maj.

“Ana është shumë, shumë e talentuar, një aktore dramatike e shkëlqyer, komike, me aftësi të jashtëzakonshme, mëson shpejt,” tha Cruise për Extra.

Ai e përsëriti vlerësimin edhe në një intervistë për Access Hollywood, duke thënë: “Aftësitë e saj janë të pabesueshme. Ajo është një aktore me talent të vërtetë dramatik dhe komik, jashtëzakonisht e zonja.”

"Sapo ta shikoni në Ballerina, dhe e shihni përkrah Keanu Reeves... është thjesht një aktore e shkëlqyer,” shtoi aktori.

Komentet e tij erdhën pak pas lavdërimeve të tij të para për de Armas dhe filmin e saj të ardhshëm, Ballerina – një spin-off i sagës John Wick – gjatë premierës në Londër të The Final Reckoning. “E kam parë filmin — është fantastik,” tha aktori i Top Gun: Maverick me buzëqeshje në një video të postuar në Instagram të enjten, më 15 maj.

Ana de Armas së fundmi konfirmoi se ajo dhe Cruise po punojnë bashkë në “disa projekte”, gjatë një paraqitjeje në Good Morning America të enjten. Komentet e saj erdhën pas paraqitjes së tyre të parë publike në shkurt. Që atëherë, janë parë disa herë së bashku, përfshirë edhe një shëtitje në Londër për ditëlindjen e 37-të të de Armas muajin e kaluar.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI