Flash

Eiza González zyrtarizon lidhjen me Grigor Dimitrov

Lapsi.al 19 May 2025
Eiza González  zyrtarizon lidhjen me Grigor Dimitrov

Eiza González dhe Grigor Dimitrov kanë zyrtarizuar së fundmi lidhjen e tyre në Instagram.

Të shtunën, më 17 maj, González ndau katër foto ku pozonte me tenistin profesionist bullgar Grigor Dimitrov, i cili kishte festuar ditëlindjen e 34-të një ditë më parë.

Fotot ishin nga paraqitja e tyre në galanë "Gratë në Kinematografi" të organizuar nga Fondacioni i Filmit në Francë, më 15 maj, ku çifti u shfaq për herë të parë publikisht së bashku.

[embed]https://www.instagram.com/p/DJur5zQIH-A/?img_index=1[/embed]

"Gëzuar ditëlindjen njeriut të ëndrrave të mia," shkroi González në përshkrimin e postimit në Instagram. "@grigordimitrov, je unik. Je njeriu im i preferuar absolut, dhe nuk mund ta besoj sa me ka rënë fati që të kam gjetur. Më ke rikthyer aq shumë ndjenja që nuk mendoja se do i ndjeja më."

Thashethemet për një lidhje mes González dhe Dimitrov nisën në prill, pasi u fotografuan duke ecur dorë për dore në Madrid. Aktorja e filmit Fountain of Youth ishte parë gjithashtu duke ndjekur një nga ndeshjet e Dimitrov në Madrid Open, së bashku me Eva Longoria dhe të tjerë.

"Për njeriun më të sjellshëm, më të kujdesshëm dhe më të dashur. E admiroj çdo pjesë të qenies tënde dhe njeriun që po bëhesh," shtoi González në përshkrimin e saj. "Nuk mund të pres të festojmë shumë, shumë më tepër. Të dua, G."

González më parë është përfolur për lidhje me figura të njohura si basketbollisti Ben Simmons dhe aktorët Jason Momoa, Timothée Chalamet, Liam Hemsworth dhe Josh Duhamel. Megjithatë, në një intervistë për InStyle në mars 2024, aktorja deklaroi se "kishte hequr dorë nga takimet" dhe se "nuk po kërkonte më" në atë kohë.

Dimitrov më parë ka qenë në lidhje me tenisten Maria Sharapova dhe këngëtaren Nicole Scherzinger gjatë viteve 2010.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI