Flash

Gwyneth Paltrow mohon thashethemet për grindje me Meghan

Lapsi.al 19 May 2025
Gwyneth Paltrow mohon thashethemet për grindje me Meghan

Pavarësisht orarit të saj të ngarkuar, Gwyneth Paltrow ende gjen kohë për të komunikuar me mikeshat e saj të ngushta.

Disa muaj pasi hodhi poshtë thashethemet për një grindje të mundshme mes saj dhe Meghan Markle, themeluesja e Goop tha se ato kanë mbetur në kontakt.

“Kemi një shoqëri përmes mesazheve deri tani,” i tha ajo revistës People të shtunën, ndërsa ishte pjesëmarrëse në Samitin e Manifestimit të Mindvalley. “Kam udhëtuar goxha shumë.”

Thashethemet për një grindje nisën pasi Paltrow tha se nuk e njihte aspak fqinjën e saj në Montecito.

“Nuk e njoh Meghan dhe Harry-n,” i tha ajo Vanity Fair. “E kam takuar Meghan-in, por duket shumë e dashur, por nuk e njoh fare. Ndoshta do përpiqem të kaloj sigurinë e tyre dhe t’u çoj një ëmbëlsirë.”

Duke folur për thashethemet, Paltrow i tha People: “Nuk më pëlqen kjo gjë, kur njerëzit përpiqen të vënë gratë kundër njëra-tjetrës.”

Në fakt, në mars, Paltrow hodhi poshtë shpejt spekulimet për ndonjë mosmarrëveshje mes tyre.

“Nuk e kuptoj fare këtë gjë, absolutisht,” tha ajo në një video në Instagram Story, ndërsa u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve.

Një fans e pyeti: “Është vërtet  grindja me Meghan Markle?”

Paltrow më pas e zhvendosi telefonin në të majtë, duke treguar Meghan Markle duke ngrënë një copë ëmbëlsirë në tryezën e kuzhinës, ndërsa qeshte. Markle gjithashtu e postoi këtë video në Instagram Story-n e saj.

Kur u pyet nëse do të dëshironte të shfaqej në sezonin e ardhshëm të shfaqjes të Markle në Netflix, “With Love, Meghan”, aktorja u përgjigj:

“Pse jo? Kurrë nuk i dihet. Nuk jam ndonjë mjeshtre në gatim, por gjithmonë përpiqem.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI