Flash

Miley Cyrus rrëfen emocionet pas fitores së parë në Grammy

Lapsi.al 21 May 2025
Miley Cyrus rrëfen emocionet pas fitores së parë në Grammy

Miley Cyrus, u shfaq në episodin e së mërkurës, më 21 maj, të emisionit The Zane Lowe Show në Apple Music 1 për të folur rreth albumit të saj të ardhshëm Something Beautiful.

Ajo gjithashtu reflektoi për fitoret e saj në Grammy 2024, ku mori çmimet për Performancën më të Mirë Pop Solo dhe Regjistrimin e Vitit me këngën "Flowers".

“Mendoj se diku thellë brenda meje, më duhej ndoshta të mbaja një trofe në dorë dhe të ndjeja për një moment se kisha diçka konkrete që përfaqësonte një arritje të vërtetë,” shpjegoi ajo.

“Pas çdo albumi kam thënë: bëra atë që doja të bëja, krijova albumin që doja dhe kjo mjafton. Por ndoshta është fëmija brenda meje që kërkonte diçka më shumë.”

Cyrus shtoi se kishte nevojë për “diçka që mund ta mbante në dorë” që t’i jepte ndjesinë e fitores: “Prandaj shkova në Grammy — ishte në fakt për shërim emocional.”

Pasi u nominua, Miley organizoi një festë në Chateau Marmont. Ajo e quajti natën “të ëmbël dhe të hidhur” duke shpjeguar pse fillimisht nuk planifikoi të merrte pjesë në Grammy-t e 2024-ës.

“Një arsye ishte frika. Por gjithashtu nuk doja të përballesha me faktin se sa shumë do të më prekte fitorja. Sepse sa herë që kam humbur ose nuk jam nominuar, e kam kaluar duke i thënë vetes se nuk ka rëndësi, tha ajo.

Megjithatë, këngëtarja pranoi se në të vërtetë i kishte dhënë rëndësi: “Nuk është diçka për të cilën jam fiksuar apo kam shkruar ndonjë këngë duke menduar për një Grammy, por marrja e atij Grammy për 'Flowers' ishte si një fasho mbi një zemër të thyer.”

Kur pranoi çmimin për Regjistrimin e Vitit, Cyrus ndau emocionet e saj me publikun:

“Ky çmim është i mrekullueshëm. Por shpresoj që të mos ndryshojë asgjë, sepse jeta ime ishte e bukur edhe dje. Jo të gjithë në botë do të marrin një Grammy, por të gjithë janë spektakolarë. Ajo më pas shtoi me humor: Kështu që, ju lutem, mos mendoni se kjo ka shumë rëndësi… megjithëse ka, apo jo, miq?”

 

Të këshilluara

Ish stafi akuzon Blake Lively: Toksike

Gjashtë ish-punonjës të kompanisë së mëparshme të stilit të jetesës së Blake Lively, Preserve, po thyejnë heshtjen mbi atë që ata e përshkruajnë si një ambient ...

14:33

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI