Flash

Kid Cudi dëshmon kundër Diddy: Pata frikë

Lapsi.al 22 May 2025
Kid Cudi dëshmon kundër Diddy: Pata frikë

Reperi Kid Cudi, emri i vërtetë Scott Mescudi, dëshmoi të enjten, më 22 maj, në gjyqin federal ndaj Sean “Diddy” Combs në Manhattan, duke zbuluar detaje mbi përplasjet me ish-manjatin e muzikës.

Mescudi tregoi se gjatë vitit 2011, kur kishte një lidhje me Cassie Ventura — e dashura e atëhershme e Diddy-t — shtëpia e tij u shkatërrua nga persona të panjohur, qeni iu mbyll në banjë dhe më pas një koktej molotov iu hodh në Porsche-n blu që qëndronte në hyrje të shtëpisë.

Pas përplasjes së ashpër me telefon me Combs, Cudi tha se e dyshonte fort se Diddy qëndronte pas sulmit.

Ai përfundoi lidhjen me Ventura për shkak të frikës për sigurinë e të dyve, duke shtuar se e konsideronte Combs si person të dhunshëm.

Mescudi tha gjithashtu se pati një takim me Combs në Soho House në Los Angeles, ku ai “qëndronte me duart pas shpine si një super-armik i Marvel.”

Gjatë bisedës, Cudi i kërkoi llogari për makinën e djegur, por Diddy iu përgjigj: “Nuk di për çfarë po flet.” Reperi theksoi se nuk e besoi këtë përgjigje dhe mendonte se ai po gënjente.

Në një takim të dytë vite më vonë, gjithashtu në Soho House, Diddy i tha se donte të kërkonte falje për gjithçka, sipas dëshmisë së Cudit, i cili shtoi se kishte vendosur të bëjë paqe me të kaluarën.

Combs ndodhet aktualisht në paraburgim në qendrën Metropolitan Detention Center në Brooklyn dhe përballet me akuza të rënda federale si: trafikim seksual, zhvatje dhe transport për qëllime prostitucioni — krime që mund ta çojnë pas hekurave përjetë.

Në qendër të gjyqit janë të ashtuquajturat “Freak-Offs” – orgji ku sipas dëshmive, gra janë detyruar të kryejnë akte seksuale nën presion, shpesh përballë punonjësve meshkuj të seksit.

Në seancat e mëparshme, Cassie Ventura ka dëshmuar për abuzime të rënda fizike, emocionale dhe seksuale që pretendon se ka përjetuar nga Combs.

Padi e saj civile ndaj Diddy-t u zgjidh shpejt në mënyrë private, por shkaktoi një valë të re akuzash ndaj tij.

 

Të këshilluara

Megan Fox flet për shtatzaninë me MGK

Aktorja Megan Fox ndau një video nga seriali “Overcompensating” në Story-n e saj në Instagram të mërkurën, e xhiruar vitin e kaluar kur ishte shtatzënë me fëmij...

18:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI