Flash

Jimmy Fallon zbulon një detaj rreth takimit me Nicole Kidman

Lapsi.al 22 May 2025
Jimmy Fallon zbulon një detaj rreth takimit me Nicole Kidman

Në episodin e së martës të “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, prezantuesi ndau një moment të sikletshëm me aktoren Isabela Merced.

Merced, 23 vjeçe, e pyeti Fallon-in me humor: “Është ajo loja që po luaje kur  dështove në takimin me Nicole Kidman?”

Pas një pauze të shkurtër, Fallon bëri shaka duke thënë: “Ishte kënaqësi që të njoha,” sikur të donte ta largonte nga emisioni. Më pas, ai sqaroi se nuk ishte duke luajtur “The Last of Us”, por “Mario Kart”. “Po, faleminderit që e kujtove,” shtoi ai me ironi. Fallon e quajti momentin “më të turpshmin”.

Ky incident i përfolur fillimisht u bë publik në janar të vitit 2015, kur Nicole Kidman ishte e ftuar në emisionin e tij dhe tregoi versionin e saj të historisë.

Kidman tha se një mik i përbashkët i kishte sugjeruar ta takonte Fallon-in në apartamentin e tij. “Jam beqare dhe mendova, ‘Në rregull, pse jo?’”

Por kur mbërriti, Fallon “nuk fliste” dhe “vuri një lojë”. “Ai kishte vënë një kapele bejsbolli, nuk tha pothuajse asgjë dhe më pas nisi një lojë video. Ishte shumë e çuditshme,” kujtonte Kidman.

Pas rreth një ore e gjysmë, ajo mendoi: “Ai nuk ka aspak interes. Kjo është shumë e sikletshme,” dhe vendosi të largohej.

Fallon, i habitur nga rrëfimi, u përgjigj: “Prisni... çfarë?! Kam pasur një takim me Nicole Kidman?” Aktorja e “Big Little Lies” tha se takimi ishte një dështim i plotë: “Thjesht nuk kishte asnjë shkëndijë mes nesh.”

Kidman u martua me këngëtarin Keith Urban në vitin 2006 dhe kanë dy vajza, Sunday (16) dhe Faith (14). Ajo ka gjithashtu dy fëmijë të adoptuar, Isabella (32) dhe Connor (30), me ish-bashkëshortin Tom Cruise.

Ndërkohë, Fallon është martuar me Nancy Juvonen që nga viti 2007 dhe kanë dy vajza: Winnie (11) dhe Frances (10).

 

Të këshilluara

Megan Fox flet për shtatzaninë me MGK

Aktorja Megan Fox ndau një video nga seriali “Overcompensating” në Story-n e saj në Instagram të mërkurën, e xhiruar vitin e kaluar kur ishte shtatzënë me fëmij...

18:00

Ish stafi akuzon Blake Lively: Toksike

Gjashtë ish-punonjës të kompanisë së mëparshme të stilit të jetesës së Blake Lively, Preserve, po thyejnë heshtjen mbi atë që ata e përshkruajnë si një ambient ...

14:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI