Flash

Selena Gomez mbështet Hailey pas deklaratës së Justin

Lapsi.al 22 May 2025
Selena Gomez mbështet Hailey pas deklaratës së Justin

Selena Gomez tregoi përkrahje për Hailey Bieber pasi Justin Bieber pranoi se i kishte thënë dikur modeles se nuk do të shfaqej kurrë në kopertinën e Vogue.

Këngëtarja e "Good For You", pëlqeu një postim të ndarë nga llogaria zyrtare e Hailey-t në Instagram për markën e saj të kujdesit të lëkurës, Rhode Skin, të mërkurën.

Postimi përmbante një foto bardhezi të Hailey-t,  me një shishe të produktit të saj të famshëm “glazing milk” mbi kokë dhe njoftonte se Rhode Skin do të shitej në rrjetin Sephora.

Reagimi i fansave ishte i menjëhershëm, duke e lavdëruar Gomez për mbështetjen e saj ndaj biznesit të Hailey-t: “Selena e pëlqeu postimin!!” shkroi një komentues. “Selena gjithmonë tregon se është pro vajzave ,” tha një tjetër. “Selena është shumë e sjellshme,” shtoi një fans.

Kjo shfaqje solidariteti vjen pak pasi Justin zgjodhi një mënyrë të çuditshme për të festuar kopertinën e Hailey-t në Voguepër edicionin e verës 2025. Në një postim në Instagram, ai rrëfeu:
“Më kujtohet kur u zumë keq dhe i thashë Hailey-t që nuk do të ishte kurrë në kopertinën e Vogue. E di, ishte një gjë shumë e keqe për tu thënë. Zemër, ti tashmë e di, por më fal që të thashë se s’do të merrje kurrë një kopertinë të Vogue. Qartësisht, kam gabuar.”

Pas kritikave në komentet, Justin e redaktoi postimin duke hequr tekstin. Justin dhe Selena u ndanë në fillim të vitit 2018, dhe vetëm pak muaj më vonë, ai u martua me Hailey-n në shtator të po atij viti. Që atëherë, ka pasur vazhdimisht spekulime për “përplasje” mes Selena-s dhe Hailey-t, ndonëse të dyja janë përpjekur t’i shuajnë thashethemet.

Së fundmi, Hailey bëri shaka me zërat që thonë se ajo përdor llogari të rreme për të ndjekur Selena-n, ndërsa në një intervistë në 2022 kishte thënë se “mes nesh ka vetëm dashuri.” Ato madje u fotografuan së bashku në një event publik në të njëjtin vit.

Të këshilluara

Ish stafi akuzon Blake Lively: Toksike

Gjashtë ish-punonjës të kompanisë së mëparshme të stilit të jetesës së Blake Lively, Preserve, po thyejnë heshtjen mbi atë që ata e përshkruajnë si një ambient ...

14:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI