Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Cardi B shfaqet në publik me partnerin e ri

Lapsi.al 13 May 2025
Cardi B shfaqet në publik me partnerin e ri

Pas thashethemeve për romancë që filluan në shkurt, Cardi B bëri paraqitjen e saj të parë publike me Stefon Diggs në ndeshjen e NBA playoff të hënën.

Ata u shfaqën duke mbajtur duart teksa hynin në Madison Square Garden.

Çifti ishte gjithë buzëqeshje teksa u ulën në vendet pranë fushës për të ndjekur ndeshjen mes New York Knicks dhe Boston Celtics, përkrah të famshëmve si Kylie Jenner, Timothée Chalamet, Kendall Jenner, Bad Bunny dhe të tjerë.

Përdoruesit e Instagram-it shpërthyen me komente për daljen e çiftit, me yllin e “Real Housewives of Atlanta”, Porsha Williams, që shkroi: “E dua këtë.”

Të tjerë komentuan se sa “e bukur dhe e lumtur” dukej Cardi, me shumë që lavdëruan “shkëlqimin” e saj.

Dyshja u lidhën për herë të parë në tetor 2024, dhe morën vëmendje pas një takimi për Shën Valentin katër muaj më vonë.

Stefon Diggs, që luan për New England Patriots, ka qenë më parë në një lidhje me aktoren Tae Heckard, si dhe është babai i një vajze 8-vjeçare, Nova, me ish-partneren Tyler Marie.

Sa i përket Cardi B, ajo kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj Offset në korrik 2024. Marrëdhënia e tyre nisi që në vitin 2017 dhe solli në jetë tre fëmijë: vajzën Kulture (6 vjeç), djalin Wave (3 vjeç) dhe një vajzë 8 muajshe që besohet se quhet Blossom.

Offset, anëtar i grupit Migos, ka edhe tre fëmijë të tjerë nga lidhje të mëparshme.

Pas ndarjes, Cardi dhe Offset kanë pasur përplasje të ashpra në rrjetet sociale. Ajo e quajti Offset një “narcist të ndyrë” në tetor 2024, përpara se të ribashkoheshin për ditëlindjen e tij dy muaj më vonë.

Vetëm disa ditë pas ribashkimit, Cardi e akuzoi sërish në Instagram dhe kërkoi publikisht që Offset të nënshkruante dokumentet e divorcit.

Së fundmi, ajo e ka akuzuar reperin e “Bad and Boujee” për kërcënime me vrasje-vetëvrasje dhe për dërgimin e “revenge porn”  tek partneri i saj i ri.

 

Të këshilluara

Amber Heard bëhet nënë për herë të dytë

Amber Heard njoftoi nëpërmjet Instagramit të dielën se ka mirëpritur binjakë — një vajzë me emrin Agnes dhe një djalë me emrin Ocean — duke ndarë një foto të kë...

14:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI