Flash

Amber Heard bëhet nënë për herë të dytë

Lapsi.al 12 May 2025
Amber Heard bëhet nënë për herë të dytë

Amber Heard njoftoi nëpërmjet Instagramit të dielën se ka mirëpritur binjakë — një vajzë me emrin Agnes dhe një djalë me emrin Ocean — duke ndarë një foto të këmbëve të vogëlushëve.

“ Ditën e Nënës 2025 nuk do ta harroj kurrë,” shkroi ajo në përshkrimin e fotos. “Këtë vit jam e lumtur përtej fjalëve që më në fund kam ndërtuar familjen për të cilën kam ëndërruar prej vitesh. Sot ndaj zyrtarisht lajmin se kam mirëpritur binjakë në ‘gang’-un tim Heard.”

Heard, 39 vjeçe, shtoi: “Vajza ime Agnes dhe djali im Ocean më kanë mbushur zemrën.”

“Kur solla në jetë vajzën time të parë, Oonagh, katër vite më parë, bota ime ndryshoi përgjithmonë. Mendova se nuk mund të ndihesha më e lumtur. Epo, tani po shpërthej nga gëzimi trefish!”

Ajo shpjegoi se të bërit nënë, me vendimin e saj, pavarësisht sfidave të fertilitetit, ka qenë përvoja më përulëse në jetën e saj dhe u shpreh mirënjohëse që kishte mundësinë ta bënte këtë me përgjegjësi dhe vetëdije.

Amber nuk ka ndarë detaje për atësinë e fëmijëve dhe më parë është shprehur se është “mamaja dhe babai” për vajzën e saj Oonagh, të lindur në prill 2021 përmes një nënë surrogate.

Të këshilluara

BET 2025: Lista e nominimeve

Më 8 maj, BET publikoi listën e plotë të të nominuarve për ceremoninë e ardhshme që nderon muzikën, televizionin, filmin dhe sportin. Kendrick Lamar renditet i ...

20:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI