Flash

Tom Cruise lavdëron Nicole Kidman: Aktore e shkëlqyer

Lapsi.al 11 May 2025
Tom Cruise lavdëron Nicole Kidman: Aktore e shkëlqyer

Tom Cruise ka folur pozitivisht për ish-bashkëshorten e tij, Nicole Kidman, me të cilën ishte i martuar nga viti 1990 deri në 2001, gjatë një interviste për revistën “Sight and Sound”.

Ai e përshkroi eksperiencën në filmin e tyre të përbashkët “Eyes Wide Shut” si “një përvojë të mrekullueshme” dhe tha se ishte i emocionuar për ta realizuar. Ai shtoi se vetë sugjeroi që Kidman të luante rolin e bashkëshortes së tij në film, sepse ajo është “një aktore e shkëlqyer”.

Megjithëse ata rrallë flasin publikisht për martesën e tyre 11-vjeçare, Kidman ka thënë më parë se ende po shërohej nga ndarja me Cruise kur fitoi Oscar-in në vitin 2003 për filmin “The Hours”.

Pas ndarjes, Kidman u martua me këngëtarin Keith Urban dhe ata kanë dy vajza së bashku. Cruise, ndërkohë, u martua me Katie Holmes me të cilën ka një vajzë, Suri, por u divorcuan në vitin 2012.

Së fundmi, aktori është parë shpesh me aktoren Ana de Armas, duke shkaktuar thashetheme për një lidhje mes tyre. Ata kanë festuar ditëlindjen e saj në një park në Londër dhe kanë marrë pjesë së bashku në festën e 50-vjetorit të David Beckham. Megjithatë, një burim ka deklaruar për Page Six se, ndonëse duken se e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, “nuk ka prova që është diçka romantike”.

 

Të këshilluara

BET 2025: Lista e nominimeve

Më 8 maj, BET publikoi listën e plotë të të nominuarve për ceremoninë e ardhshme që nderon muzikën, televizionin, filmin dhe sportin. Kendrick Lamar renditet i ...

20:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI