Flash

Cheryl Cole emërohet administratore e pasurisë së Liam Payne

Lapsi.al 8 May 2025
Cheryl Cole emërohet administratore e pasurisë së Liam Payne

Ish-e dashura e Liam Payne dhe nëna e djalit të tij të vetëm, Cheryl Cole, është emëruar administratore e pasurisë së tij prej 32.2 , pasi ai ndërroi jetë pa lënë testament.

Sipas dokumenteve gjyqësore të datës 1 maj dhe të siguruara nga revista People, këngëtarja e grupit Girls Aloud dhe avokati Richard Mark Bray janë emëruar si administratorët zyrtarë të pasurisë.

Liam Payne kishte një djalë 8-vjeçar, Bear, me Cheryl Cole, me të cilën ishte në lidhje nga viti 2014 deri në 2016.

Dokumentet ligjore tregojnë se pasuria bruto e Payne në Mbretërinë e Bashkuar kap vlerën 38 milionë dollarë, ndërsa pasuria neto është rreth 32.2 milionë.

BBC raportoi se Cole dhe Bray do të menaxhojnë pasurinë, por për momentin kanë autoritet të kufizuar dhe nuk mund ta shpërndajnë atë. Kur dikush vdes pa testament në Britani, pasuria u kalon zakonisht fëmijëve.

Këngëtari ndërroi jetë më 16 tetor 2024, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires.

Funerali i tij u mbajt një muaj më vonë, më 20 nëntor, me pjesëmarrjen e kolegëve të tij nga One Direction dhe Cheryl. Ai ishte vetëm 31 vjeç.

Pas vdekjes, Cheryl publikoi një deklaratë ku kërkonte ndjeshmëri dhe mirëkuptim. Ajo tha: “Liam nuk ishte vetëm një yll popi dhe një personazh i njohur. Ai ishte një bir, një vëlla, një mik i dashur dhe një baba për djalin tonë 7-vjeçar, i cili tani duhet të përballet me realitetin e hidhur se nuk do ta shohë më kurrë babain e tij.”

E dashura e fundit e Payne, Kate Cassidy, e cila kishte qenë me të për afro dy vite, ishte kthyer në Florida vetëm disa ditë para vdekjes së tij. Ajo ka folur hapur për dhimbjen dhe vështirësinë për të përballuar humbjen.

Raportet mjeko-ligjore treguan se Payne kishte pësuar një frakturë të kafkës dhe lëndime shumë të rënda që çuan në vdekjen e menjëhershme. Në dhomën e tij të hotelit u gjetën drogëra dhe alkool.

Fillimisht, disa persona u akuzuan për vrasje nga pakujdesia, përfshirë mikun e tij të ngushtë dhe dy punonjës hoteli, por akuzat janë hedhur poshtë më vonë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI