Flash

Pse Taylor Swift dhe Travis Kelce munguan në Met Gala 2025?

Lapsi.al 7 May 2025
Pse Taylor Swift dhe Travis Kelce munguan në Met Gala 2025?

Taylor Swift dhe partneri i saj Travis Kelce, nuk ishin të pranishëm në Met Gala këtë vit — por arsyeja është fare e thjeshtë.

Sipas TMZ, çifti mori ftesë për të marrë pjesë në eventin më të madh të modës, por e refuzuan për shkak të angazhimeve personale dhe dëshirës për të shijuar pak kohë private.

Burime për revistën PEOPLE thanë se Taylor dhe Travis janë duke kaluar një periudhë të qetë dhe të bukur së bashku, pas përfundimit të sezonit të NFL dhe pushimeve të “Eras Tour”.

“Ata kanë udhëtuar pa ndalesë dhe e kanë shijuar pafund,” – u shpreh një burim i afërt. “Po shfrytëzojnë çdo moment së bashku, shpesh edhe me miq të përbashkët. Është një kohë e veçantë për ta.”

I njëjti burim shtoi se çifti është “shumë serioz dhe në harmoni”, duke theksuar se ata “vlerësojnë të njëjtat gjëra dhe aktualisht janë të fokusuar tek koha private, larg vëmendjes së medias”.

Të këshilluara

Rihanna, nënë për herë të tretë

Këngëtarja 37-vjeçare, Rihanna është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë me A$AP Rocky, konfirmoi një burim për Page Six. Të hënën, Rihanna tregoi barkun e rru...

17:09

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI