Flash

Richard Gere zbulon arsyen pse mund të rikthehet “Pretty Woman”

Lapsi.al 5 May 2025
Richard Gere zbulon arsyen pse mund të rikthehet “Pretty Woman”

Richard Gere ka deklaruar se fansat do të mund të shihnin një vazhdim të komedisë romantike të famshme të vitit 1990, Pretty Woman, vetëm nëse skenari do të ishte me cilësi të lartë.

“Gjithçka varet nga fakti nëse ka një skenar të mirë,” tha aktori 75-vjeçar për People të mërkurën.

Filmi, i cili u drejtua nga Garry Marshall (i cili ndërroi jetë në vitin 2016 në moshën 81-vjeçare), tregon historinë e Edward Lewis (Gere), një biznesmen i pasur që punëson Vivian Ward (Julia Roberts), një punonjëse seksi, gjatë një udhëtimi pune në Los Angeles.

Duke reflektuar për filmin në podcast-in “Awards Chatter” nga The Hollywood Reporter, Gere tha: “Jam shumë krenar për atë film dhe për procesin që kaluam për ta krijuar atë. Dhe jo vetëm krenar — jam mirënjohës për atë film sepse më hapi shumë dyer të tjera.”

Kur lexoi për herë të parë skenarin, Gere mendoi se roli i Edward ishte “thjesht një kostum,” dhe nuk kishte thellësi karakteri. Por regjisori Marshall e siguroi se, së bashku me Roberts, do ta “gjenin” personazhin.

“Përfunduam duke e formësuar personazhin në një mënyrë që kishte kuptim në strukturën e filmit. E bëmë të ndjeshëm, tërheqës, argëtues, seksi... dhe ne të gjithë e donim njëri-tjetrin. Kishim besim të madh dhe nuk e kishim aspak idenë se do të bëhej kjo që u bë.”

Në vitin 2024, aktori i filmit Longing zbuloi gjithashtu se skena e famshme në piano mes tij dhe Roberts ishte totalisht e improvizuar pas një bisede me regjisorin.

“Garry më pyeti: ‘Çfarë bën zakonisht në një hotel natën vonë?’ Dhe unë i thashë: ‘Zakonisht  gjej një piano në ndonjë sallon apo bar dhe luaj.’ Ai tha: ‘Atëherë, ta përfshijmë këtë.’”

Megjithëse aktorët e duan ende filmin e tyre klasik, Julia Roberts ka pranuar më parë se ajo nuk mendon se “Pretty Woman” mund të realizohej sot.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në industri… Nuk mendoj se mund ta bësh atë film sot,” tha ajo për The Guardian në vitin 2018. “Ka shumë gjëra që mund të kritikohen, por kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk mund ta shijojnë ende.”

Në të njëjtin vit, ajo tha për Grazia: “Është një film 30-vjeçar. Kur përpiqesh të sjellësh diçka nga e kaluara në të tashmen, është e vështirë të krijosh lidhje për shumë arsye — politike, kulturore, apo edhe thjesht për shkak të veshjeve tjashtë mode. Nuk është e drejtë të gjykohet a do të funksiononte apo jo sot.”

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI