Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Lady Gaga thyen rekordin me koncertin në Rio de Janeiro

Lapsi.al 4 May 2025
Lady Gaga thyen rekordin me koncertin në Rio de Janeiro

Lady Gaga mbajti një koncert falas në plazhin e Copacabana në Rio de Janeiro të shtunën, më 3 maj, duke performuar hite nga katalogu i saj i pasur muzikor për një turmë prej 2.5 milionë njerëzish.

Shfaqja, e cila shënoi koncertin e saj të parë në Brazil pas më shumë se një dekade, theu rekordin për koncertin me pjesëmarrjen më të madhe ndonjëherë nga një artiste femër – një rekord që më parë mbahej nga Madonna – thanë organizatorët për revistën Variety.

"Asgjë nuk mund të më përgatiste për ndjenjën që pata gjatë koncertit të mbrëmshëm — krenaria dhe gëzimi i jashtëzakonshëm që ndjeva duke kënduar për popullin e Brazilit. Pamja e turmës gjatë këngëve të mia të para më mori frymën. Zemra juaj shkëlqen kaq shumë, kultura juaj është kaq e gjallë dhe e veçantë. Shpresoj ta dini sa mirënjohëse jam që ndamë këtë moment historik bashkë," shkroi Gaga, 39 vjeç, në një postim në Instagram të dielën, më 4 maj.

"Rreth 2.5 milionë njerëz erdhën për të më parë duke kënduar – turma më e madhe për ndonjë grua në histori. Do të doja të mund të ndaja këtë ndjenjë me gjithë botën — e di që nuk mundem, por mund të them këtë: nëse humb rrugën, mund ta gjesh përsëri nëse beson në veten tënde dhe punon fort. Mund t’i japësh vetes dinjitet duke ushtruar pasionin dhe zanatin tënd, duke e shtyrë veten drejt lartësive të reja – mund të ngrihesh veten, edhe nëse të duhet kohë," shtoi ajo.

Gaga vazhdoi: "Faleminderit Rio që më prite për t’u rikthyer. Faleminderit ‘little monsters’ kudo në botë. Ju dua. Nuk do ta harroj kurrë këtë moment. Duart lart ‘little monsters’. Obrigada. Me dashuri, Mother Monster."

Gjatë koncertit, Lady u shpreh gjithashtu për rëndësinë historike të momentit, duke i thënë turmës në Copacabana: “Sonte, po bëjmë histori,” sipas Variety. “Faleminderit që e bëtë këtë moment historik me mua. Populli i Brazilit është arsyeja pse unë mund të shkëlqej.”

Koncerti nisi me këngën “Bloody Mary” nga viti 2011 dhe vazhdoi me një përzierje klasike të hiteve të saj dhe këngëve nga albumi i fundit, Mayhem. .

Megjithëse koncerti u zhvillua siç ishte planifikuar, policia braziliane më vonë zbuloi se kishte parandaluar një sulm me bombë që kishte në shënjestër turmën, sipas BBC. Personi përgjegjës për planifikimin e sulmit u arrestua, dhe mendohet se ishte pjesë e një grupi që përhapte gjuhë urrejtjeje kundër fëmijëve dhe komunitetit LGBTQ+.

Të këshilluara

Diddy refuzon marrëveshjen me prokurorët

Vetëm pak ditë para nisjes së gjyqit, Sean “Diddy” Combs ka refuzuar një marrëveshje nga prokurorët që do t’i siguronte një dënim më të lehtë, në këmbim të pran...

14:39

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI